Ndiheni të fryrë, në siklet dhe merrni frymë me vështirësi ndërkohë që keni dhimbje të tmerrshme barku? Këto simptoma mund të duken të njohura për të gjitha gratë, duke qenë se u duhet t’i përballojnë çdo muaj.
Por, ka raste kur ato paralajmërojnë për një problem tjetër tek femrat: sindromën e zorrës së irrituar (SZI). Kjo sindromë mund të shkaktojë dhimbje therëse, fryrje të barkut, kapsllëk si dhe periudha të shkurtra diarreje. Te shumë njerëz simptomat zgjasin pak ditë dhe më pas fillojnë të përmirësohen, por nuk zhduken krejtësisht. Disa prej tyre mund të kenë sulme të herëpashershme të nxitura nga ajo çfarë hanë apo pinë, prandaj simptomat e kësaj sindrome mund të kontrollohen nëpërmjet dietës. Cilat janë simptomat më të dukshme?Shenjat më të zakonshme që mund të përjetojë një person që vuan nga sindroma e zorrës së irrituar janë:
• Dhimbje therëse në stomak, që mund të lehtësohen pas jashtëqitjes.
• Ndryshime në mënyrën e jashtëqitjes – si diarre, kapsllëk ose ndonjëherë të dyja së bashku.
• Fryrje dhe ënjtje të stomakut.
• Me raste mund të ketë nevojë urgjente për të shkuar në tualet.
• Erë e rëndë
• SZI mund të sjellë edhe ndërlikime të tjera, si mungesë energjie, të përziera, dhimbje gjatë aktit seksual, ankth dhe depresion.
Për arsyen se është e paqartë se çfarë e shkakton SZI, trajtimi fokusohet në lehtësimin e simptomave.
Megjithatë simptomat mund të menaxhohen duke ndryshuar dietën dhe mënyrën e jetesës, dhe duke kuptuar natyrën e kësaj gjendjeje. Në shumë raste mjekimet ose trajtimet psikologjike mund të jenë të dobishme. Njerëzit që vuajnë nga kjo sindromë rekomandohen që të ndërpresin konsumin e fibrave tek drithërat, frutat e thata dhe farat nëse kanë vazhdimisht diarre, si dhe të konsumojnë fruta e perime.
Ndërsa, nëse vuajnë nga kapsllëku, duhet t’i konsumojnë ushqimet e pasura në fibra. Ekspertët rekomandojnë gjithashtu që të konsumoni shumë ujë që të shmangni dehidratimin
. Këshilla të tjera:
• konsumoni vakte të rregullta duke mos anashkaluar asnjërën prej tyre
• kufizoni konsumin e çajit ose kafes në maksimumi 3 filxhanë në ditë
• ulni sasinë e alkoolit dhe pijeve të gazuara• nëse keni fryrje barku, duhet të konsumoni bollgur
• nëse keni diarre, duke të shmangni produktet me ëmbëltues artificial, si çamçakëzët ose pijet energjike.
Sot mbahet mbledhja e Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës
Çfarë do ndodhë më 23 dhjetor? Berisha zbulon skenarin e pro...
Kosova e mbyll vitin në vendin e 99-të në renditjen e FIFA-s
Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë t...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Kurti merr pjesë në përurimin e rrugës Nacionale N2 Prishtin...