Google ADS

Simptomat që tregojnë se mund të keni një problem serioz me stomakun

19:29 | 23 Shkurt 2019
A. B.

Ezofagu, stomaku, zorra e trashë, pankreasi, mëlçia – të gjitha këto përfshihen në sistemin tretës, prandaj nuk është çudi që simptomat e tyre të jenë të njëjta. Problemi është se kur ato fillojnë të shfaqen, mund të mos e kuptoni që duhet të bëni një kontroll tek gastroenterologu.

Ja cilat janë disa nga shenjat që paralajmërojnë për probleme me stomakun dhe që duhet të lini një takim me gastroenterologun.

Keni një gjëndër në fyt

Nëse keni vështirësi në gëlltitjen e ushqimit, ndieni dhimbje gjatë përtypjes (të cilat mund të përkeqësohen me kalimin e kohës), është mirë të bëni një kontroll. Ndodh që ta keni të vështirë të çoni poshtë edhe ujin.

“Dhimbja gjatë pirjes së ujit mund të jetë një shenjë e një problemi serioz gastrointestinal”, thonë ekspertët.

Duhet ta informoni gjithashtu mjekun nëse problemet me përtypjen e ushqimit shoqërohen edhe me efekte anësore, si kollë, zë të ngjirur, lemzë ose ndiheni të ngopur me një kafshatë. Këto mund të jenë edhe shenja paralajmëruese të kancerit të ezofagut.

Keni gazra

E dinit që një person mesatarisht lëshon 2 litra gazra në ditë? Gazrat në stomak janë normale, vetëm nëse nuk shoqërohen me efekte anësore të pakëndshme.

“Koha kur duhet të shqetësoheni është nëse gazrat shoqërohen me dhimbje në pjesën abdominale, ndryshime në jashtëqitje ose rënie në peshë në mënyrë të pashpjegueshme”, thonë gastroenterologët.

Mos e neglizhoni erën e gazrave, ka raste që ajo mund të jetë një shenjë e një paraziti të quajtur giardia, i cili infekton zorrët.

Pantallonat ju vijnë të ngushta krejt papritur

Nëse keni vështirësi në mbylljen e zinxhirit të pantallonave, ndryshe nga pak ditë më parë, mund të mos jetë faji i dhjamit në bark.

Fryrja e barkut – që ndodh kur ka shumë gazra në trup – është një problem i zakonshëm, i cili mund të jetë rezultat i ngrënies së tepërt ose thithja e shumtë e ajrit.

Ndërsa fryrja e papritur r barkut që ndodh pa asnjë arsye dhe shoqërohet me simptoma si dhimbje ose gjak në jashtëqitje është më shqetësuese.

“Mund të jetë një problem i thjeshtë me tretjen, por mund të paralajmërojë edhe një problem me serioz, që kërkon vëmendje mjekësore”, thonë ekspertët.

Duhet t’u kushtoni vëmendje sëmundjeve si refluksi gastroezofageal, sindroma e zorrës së irrituar, gurëve në tëmth dhe sëmundjes celiake. Nëse keni një nga këto shqetësime, mund të bëni një kontroll pranë Spitalit Continental në Ali Dem, Tiranë.

Jashtëqitja në ngjyrë të zezë

Gjakderdhja anale nuk është asnjëherë normale. Ajo mund të shkaktohet nga hemorroidet apo siç njihen në gjuhën e përditshme, majasëlli, është dilatacioni dhe inflamacioni venave në zonën e rektumit dhe anusit.

Në varësi të pozicionit ku shfaqet, klasifikohen në hemorroide interne (të brendshme) që fillojnë nga kryqëzimi i anusit me rektumin dhe hemorroide eksterne (të jashtme) që shfaqen poshtë këtij kryqëzimi.

Mungesë hekuri

Hekuri ndihmon qelizat e kuqe të gjakut të transportojnë oksigjen në inde. Kur nuk keni mjaftueshëm hekur, e gjithë trupi e ndien. Mungesa e tij ju shkakton lodhje, dhimbje koke, zverdhje të lëkurës, thonj të brishtë, rënie të flokëve dhe dobësi..

Mund të matni nivelet e hekurit me një test të thjeshtë gjaku, por, nëse rezulton që jeni anemik, duhet të konsultoheni me një specialist gastrointestinal.

“Anemia e shkaktuar nga mungesa e hekurit mund të ndodh që të jetë kronike, dhe të jetë shkaktuar nga humbja e gjakut në traktin gastrointestinal për shkak të sëmundjes inflamatore të zorrëve, ulcerës, kancerit të stomakut ose kancerit të zorrës së trashë.

Rënie drastike në peshë (në mënyrë të pashpjegueshme)

Rënia e peshës në mënyrë të pashpjegueshme mund të jetë një simptomë e disa problemeve shëndetësore, por sistemi tretës duhet të jetë vendi i parë ku duhet nisni gjetjen e shkaktarit.

Gastroenterologët shpesh shohin pacientët për rënie të pashpjegueshme në peshë. Gjërat e para që duhet të përjashtohen janë kanceri i zorrës, pankreasit dhe stomakut.

Të tjera arsye përse mund të keni pësuar rënie drastike në peshë janë probleme shëndetësore si sëmundja celiake ose sëmundja e Crohn, që pengojnë trupin të absorbojë lëndët ushqyese.

Kontrollo Stomakun me mjekët më të mirë në Shqipëri

Një mundësi për të mos u humbur për kontrollin e stomakut pranë spitalit Continental. Me anë të testeve laboratorike, sondës së stomakut dhe vizitës së mjekut specialist bëhet një vlerësim i detajuar i sëmundjeve të stomakut me mjekët specialist më të mirë që mund të gjeni në Shqipëri.

Në kontroll përfshihen :
– Vizita me mjekun Gastroenterolog
– Gastroskopi ( sonda e stomakut)

Gastroskopia rekomandohet në të gjitha rastet kur keni ankesa të tilla si; djegie prapa dërrasës së kraharorit, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, të vjella të shpeshta, vështiresi në gëlltitje etj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme