Kanceri në mëlçi është në rritje, duke lënë të vdekur mijëra njerëz në çdo vit.
Por cilat janë simptomat?
Kanceri i mëlçisë është një formë serioze e sëmundjes që vret mbi 5,000 njerëz në vit. Sipas Cancer Research në Britani të Madhe, normat janë rritur me 142 përqind që nga vitet e ’90-ta, transmeton portali arbresh.info
Kanceri primar i mëlçisë është më pak i zakonshëm se kanceri sekondar, i cili fillon diku tjetër dhe përhapet në mëlçi.
Arsyet pse njerëzit preken nga kjo sëmundje është sasia e tepruar e alkoolit, hepatitis B dhe infeksionet virale të hepatitit C.
Përveq kësaj është mungesa e hekurit në trup shkakton sëmundje të mëlçisë.
Simptomat që tregojnë se jeni prekur nga sëmundje janë:
Humbja e pavullnetshme e peshës
Humbja e oreksit
Ndjenja se jeni të ngopur pas ngrënies, edhe nëse nuk hani shumë
Keni të vjella
Dhimbje të shpeshta barku
Verdhëza, e cila zverdh lëkurën
Krujtja e shpeshtë e lëkurës
Qëndroni të lodhur
Sipas shoqates amerikane të kancerit, simptomat tjera përfshijnë ethe dhe vena të zgjeruara në bark.
Ekspertët këshillojnë që të kryeni një vizitë mjeksore sapo të përjetoni një nga këto simptoma./arbresh.info/
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...