Diabeti është një gjendje shëndetësore serioze, i cili po nuk u trajtua, mund të çojë në sëmundjet e zemrës, verbëri, mosfunksionim veshkash dhe komplikime të tjera që rrezikojnë jetën.
Më poshtë keni të listuara disa shenja që tregojnë se jeni të prekur nga kjo sëmundje.
Etje dhe urinim i shpeshtë- Një nga shenjat kryesore të diabetit është etja dhe urinimi i vazhdueshëm. Kjo, për arsye se veshkat e kanë të pamundur për të filtruar ujin. Nëse pi ujë më shumë se zakonisht, ky mund të jetë një tregues i diabetit. Kjo është për shkak të tepricave të glukozës në gjak, pasi veshkat duhet të punojnë më shumë për të absorbuar sheqerin shtesë.
Humbje e pashpjegueshme në peshë- Kjo humbje e pashpjegueshme e peshës ndodh kryesisht për shkak të humbjes së sheqerit në trup. Mund të ndihesh e lumtur se ke humbur papritur shumë kilogram, por kjo në fakt mund të jetë një tregues që diabeti po troket. Gjithmonë ki parasysh se mbipesha është faktor i madh rreziku për shfaqjen e sëmundjes së diabetit.
Dhimbje kyçesh- Ke një lloj ndjesie sikur të shpojnë gjilpërat. Kjo gjendje njihet ndryshe si dëmtimi i nervave, një gjendje që lind si një komplikacion i niveleve të glukozës së lartë në gjak. Kur niveli i glukozës në gjak është i lartë, sinjalet transmetohen drejtpërdrejt në nerva. Përveç kësaj, muret e enëve të vogla të gjakut janë dobësuar, duke ndërprerë furnizimin e nervave me gjak. Kjo zakonisht nis me gjymtyrët dhe kyçet e këmbëve për të vazhduar pastaj edhe me të duarve.
Lodhje dhe gjumë- Kjo gjendje shkaktohet kryesisht për shkak të humbjes së ujit dhe glukozës nga trupi. Është arsyeja kryesore që një pacient diabetik provon gjithmonë ndjenja lodhjeje dhe dobësie të përgjithshme. Qelizat e trupit kryesisht shfrytëzojnë glukozën për të prodhuar energjinë e nevojshme për t’u mbështetur.
Lëkurë e thatë- Trupi është i përbërë nga 50% -78% ujë. Por për shkak të urinimi të të shpeshtë dhe etjes së vazhdueshme, çdo gjë në trup thahet, përfshirë edhe lëkurën, shkruan noa.al. Lëkura e thatë ose me “luspa” është një simptomë e zakonshme e diabetit e cila tregon se veshkat nxjerrin më shumë ujë nga indet.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje