Google ADS

Simptomat që tregojnë se e keni mëlçinë të sëmurë

14:38 | 24 Gusht 2017
Arbresh.info

Mëlçia është përgjegjëse për shumë funksione esenciale. Në vijim ju sjellim disa simptoma që tregojnë se keni mëlçinë e sëmurë.

DHIMBJE ABDOMINALE

Dhimbjet abdominale, në veçanti në këndin e djathtë të abdomenit, apo në pjesën e ulët të djathtë në kafazin e brinjëve, është simptomë e mëlçive të dëmtuara. Kjo dhimbje mundet të, dhe mos të përcillet me të ënjtura. Po ashtu, një gjendje e tillë mund të shkaktohet edhe kur përdorni për një kohë të gjatë ilaçe të ndryshme.

TË MAVIJOSURAT

Mëlçia e dëmtuar prodhon disa proteina që shkaktojnë trashjen e gjakut. Kjo do të thotë se mund të keni gjakderdhje dhe të mavijosurat të shkaktohen me lehtësi. Të mavijosurat mund të shkaktohen edhe nëse vuani nga artriti reumatoid.

LËKURA E IRRITUAR

Lëkura që kruhet që zhvillon të skuqura janë shenjë e dëmtimit serioz të mëlçisë. Irritimet e lëkurës vijnë si rezultat i mungesës së qarkullimit të lëngjeve në trup, që kryesisht manifestohet në sipërfaqe të lëkurës, duke formuar njolla të skuqura.

LODHJE

Loshja është një nga simptomat më të shpeshta te personat me mëlçi të sëmurë dhe të dëmtuar. Po ashtu, duhet cekur se kjo lodhje nuk është vetëm fizike, por edhe mendore, e shpeshherë që të dyja.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme