Refluksi gastro-ezofageal, i njohur ndryshe si sëmundja e refluksit acid, është një sëmundje kronike e dëmtimit të mukozës së stomakut dhe ezofagut si rezultat i kthimit mbrapsht të acideve të stomakut drejt ezofagut. Ai është një problem i zakonshëm që ju mund të mendoni se është i thjeshtë për t’u zbuluar dhe trajtuar.
Por, ka raste kur simptomat e refluksit acid mund të ngatërrohen me një problem tjetër shëndetësor.
Nëse lihet pa trajtuar, urthi mund të shkaktojë probleme serioze në shëndet, deri edhe kancer.
Ja cilat janë disa nga simptomat – e zakonshme dhe të pazakontë – që paralajmërojnë për refluks acid.
Dhimbje të gjoksit
Dhimbja e gjoksit, që shfaqet për shkak të kthimit mbrapsht të acideve të stomakut drejt ezofagut, shtë një nga simptomat e para të refluksit acid. Ka raste kur dhimbja mund të zgjasë më shumë dhe të jetë më intensive seç pritej. Shumë njerëz e ngatërrojnë urthin me sulm në zemër. Nuk duhet t’i injoroni asnjëherë dhimbjet e gjoksit, sidomos nëse përkeqësohen kur stërviteni ose vraponi.
Nëse keni dhimbje gjoksi, konsultohuni me një mjek për t’u siguruar që nuk rrezikoheni nga ataku në zemër.
Dhimbja përkeqësohet edhe më shumë kur pushoni
Acidi që supozohet të qëndrojë në stomak, ka më shumë mundësi të kalojë në ezofag nëse qëndroni shtrirë ose përkuleni, duke ju shkaktuar kështu urth (djegësira që ndiejmë në grykë nga thartira që vjen prej stomakut).
Dhimbje pas vaktit
Nëse filloni të ndieni dhimbje direkt pasi keni ngrënë – sidomos pas një vakti të bollshëm – do të thotë se stomaku është tejngopur dhe përmbajtja e tij nuk ka ku të shkojë përveçse sipër.
Shije e hidhur në gojë
Ndonjëherë, acidi i kthyer mbrapsht nga stomaku mund të kalojë drejt pjesës së pasme të fytit, duke lënë një shije të hidhur në gojë. Në raste më të rralla mund të shkaktojë kollë. Nëse ndodh një gjë e tillë, është mirë të konsultoheni me një mjek.
Zë i ngjirur
Mund të mendoni se jeni në fazat e para të ftohjes kur fillon të ngjiret zëri, por, në fakt, ngjirja e zërit mund të jetë një tjetër simptomë e urthit.
Nëse acidi në stomak kalon në ezofag, mund të acarojë kordat zanore, duke shkaktuar ngjirje të zërit. Nëse ai ngjiret direkt pas ngrënies, mund të keni refluks acid.
Dhimbje të fytit
Dhimbja e fytit është një tjetër simptomë klasike e ftohjes ose gripit që mund të shkaktohet nga problemet me tretjen.
Nëse ju dhëmb fyti vetëm pas ngrënies, mund të jeni duke vuajtur nga urthi. Ndryshe me ftohjen ose gripin, gjithsesi, kjo formë e dhimbjes së fytit mund të jetë gjithashtu kronike. Nëse nuk keni simptoma të tjera si teshtitje apo rrufë, duhet të merrni në konsideratë refluksin acid.
Të përzierat
E përziera mund të shkaktohet nga shumë probleme shëndetësore, prandaj është e vështirë që t’ia atribuosh refluksit acid. Megjithatë, tek disa njerëz e vetja simptomë e refluksit është e përziera. Nëse keni të përziera dhe nuk mund ta kuptoni përse, duhet të merrni në konsideratë edhe refluksin.
Vështirësi në gëlltitje
Me kalimin e kohës, cikli i vazhdueshëm i dëmtimit dhe shërimit pas refluksit acid shkakton ënjtje në indet e poshtme të ezofagut, duke çuar në ngushtim të ezofagut dhe vështirësi në gëlltitje.
Kollë
Shumë simptoma të sistemit respirator, si kolla kronike dhe gulçimi, mund të shkaktohen gjithashtu për shkak të urthit, pasi acidi në stomak mund të kalojë edhe në mushkëri.
Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, sidomos menjëherë pas ngrënies, duhet të flisni me një mjek për të bërë testin e pehashit. Ky test mat sasinë e acidit në ezofag për 24 orë dhe ndihmon për të përcaktuar nëse keni refluks acid.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...