Nëse kërkoni të kuroheni nga depresioni, duhet që ta identifikoni në kohë. Lidhur me simptomat e depresionit, çrregullimi i humorit dhe trishtimi janë ndër më të evidentuarat.
Ja simptomat që na tregojnë praninë e depresionit:
Çrregullim në mënyrën e të ushqyerit
Nëse truri është i ngarkuar me mendime negative, harroni të hani. Kjo sëmundje mund t’ju japë edhe efektin e kundërt, duke ju bërë të ndjeni uri shumë shpesh.
Çrregullim i gjumit
Shumë njerëz që vuajnë nga depresioni e gjejnë veten duke kaluar pjesën më të madhe të kohës në gjumë, duke qenë se e shikojnë si mënyrë shpëtimi nga realiteti. Gjithashtu, mendimet negative mund të shkaktojnë edhe pagjumësi duke ju lënë orë të gjata zgjuar. Sipas mjekëve, 8 orë gjumë janë të nevojshme për mirëqenien fizike e mendore të trupit.
Nxeheni për gjëra të vogla
Kjo është një shenjë depresioni që pak njerëz e njohin: depresioni mund të shfaqet si nervozizëm, thotë Xhenifer Uoklin, asistent klinik në departamentin e psikiatrisë dhe anesteziologjisë në “Joan H. Tisch Center” në Universitetin e Nju Jorkut. Mund të irritoheni për gjëra të vogla të parëndësishme: kjo ndodh sepse depresioni ndikon tek hormonet duke sjellë ndryshime.
Humbisni përqendrimin
Truri duke qenë gjatë gjithë kohës i “zhytur” në mendime të trishtuara, humbet aftësinë të fokusohet tek diçka për t’i dhënë zgjidhje apo thjesht për ta gjykuar ftohtë.
Nuk keni vetëvlerësim
Nëse i përsërisni vazhdimisht vetes “nuk vlej” apo “jam i padobishëm”, këto mund t’ju dëmtojnë. Nëse mendoni në këtë mënyrë, do sillni negativitet në jetën tuaj dhe do të jeni më shumë të prirur të vuani nga depresioni. /Telegrafi/
Aeroplani i linjes Hamburg – Prishtinë, bën ulje të detyrues...
Haradinaj organizon pritje për veteranët e UÇK-së
Horoskopi ditor, zbuloni parashikimet e yjeve për shenjën tu...
Parashikimi i motit për këtë të dielë
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë