Higjena e rregullt orale dhe vizitat e rregullta te dentist janë të rëndësishme jo vetëm për shëndetin e gojës, por edhe për shëndetin e mbarë organizmit.
Goja tregon shumë për shëndetin tonë të përgjithshëm dhe pikërisht në këtë zonë, mund të shfaqen simptomat e para të disa sëmundjeve, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse këto janë sëmundje që nuk kanë asnjë pikë kontakti me stomatologjinë, është e vërtetë që dentisti juaj mund t’ju paralajmërojë dhe t’ju dërgojë për analiza shtesë.
Sëmundja Crohn
Rreth 20% e njerëzve me sëmundjen Crohn e kanë gojën me plagë. Kjo simptomë mund të shfaqet më herët sesa shenjat që zakonisht i lidhim me këtë sëmundje, si ngërçet e forta të stomakut dhe diarretë e shpeshta. Ndonjëherë, buzët e fryra dhe plagët e vogla në brendësi të faqeve mund të jenë gjithashtu një simptomë e sëmundjes së Crohn.
Diabeti
Gjakderdhja e mishit të dhëmbëve, tharja e gojës dhe kërcitja e dhëmbëve janë probleme që shfaqen te diabetikët, transmeton portal arbresh.info Në përgjithësi, ekziston një rrezik i shtuar i sëmundjes së mishrave të dhëmbëve tek njerëzit me diabet.
Gatuani bukën më të shëndetshme që trajton kolesterolin dhe diabetin
Kanceri oral
Në rastin e kancerit të gojës, ndoshta nuk është për t’u habitur që dentistët vërejnë shpesh shenjat e para. Është një formë e zakonshme e kancerit, por shanset për trajtim të suksesshëm janë të larta nëse sëmundja zbulohet mjaft herët. Simptomat tipike të këtij kanceri janë zakonisht plagë të bardha dhe të kuqe që zakonisht shfaqen në gjuhë ose në indet e buta nën gjuhë. Njerëzit shpesh nuk ndiejnë dhimbje në fillim, por ata vetë e kanë të vështirë t’i vërejnë ato plagë. Personat që i përkasin grupeve të rrezikut, si duhanpirësit apo ata që konsumojnë shpesh alkool, është e rëndësishme t’i kërkoni dentistit që të fokusohet në të gjitha shenjat e kancerit në çdo vizitë.
Anemia
Dentistët gjithashtu mund të përcaktojnë shpejt rrezikun e anemisë. Shenja që zakonisht e tregon këtë është ngjyra shumë e hapur e mukozës së gojës. Përveç kësaj, gjuha shpesh bëhet jashtëzakonisht e lëmuar.
Sëmundja e refluksit gastroezofageal (GERD)
Në këtë gjendje, acidi i stomakut shpesh kthehet në ezofag, duke shkaktuar kështu shkatërrimin e smaltit të dhëmbëve. Shumica e njerëzve me këtë sëmundje vërejnë shpejt se diçka nuk është në rregull. Megjithatë, disa mund të përjetojnë simptoma kryesisht gjatë gjumit. Pra, kjo është një sëmundje tjetër për të cilën dentisti juaj mund t’ju paralajmërojë.
Sëmundjet kardiovaskulare
Ekziston një lidhje shumë e fortë midis gjendes në zgavren e gojës dhe përbërjes kardiovaskulare. Inflamacioni i mishrave të dhëmbëve me ngjyrë të kuqe të theksuar, që ndonjëherë rrjedh gjak, për shembull, mund të jetë shenjë e sëmundjeve kardiovaskulare. Njerëzit me sëumdje të mishrave të dhëmbëve kanë një rrezik më të madh që të preken nga sëmundjes e zemrës, sepse bakteriet mund të hyjnë në qarkullimin e gjakut dhe të arrijnë në zemër. Përveç kësaj, ekziston një rrezik i lartë i mpiksjes së gjakut./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit