Shpesh ky cikël mund të shoqërohet me ndryshime psiko-emocionale, të cilat krijonë disa shqetësime tek gratë.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me simptomat më të zakonshme që menopauza shkakton dhe si t’i menaxhoni sa më mirë.
Simptomat e Menopauzës
Vala e nxehtësisë
Kafeina, alkooli, një ambient i nxehtë ose stresi, janë të gjitha shkaqe të valës së nxehtësisë, një nga simptomat më të zakonshme.
Ajo çfarë mund të bëni është të merrni frymë ngadalë dhe thellë me hundë, e ta nxirrni me gojë.
Mbani një ditar për të gjurmuar faktorët që i shkaktojnë, për t’i kuptuar dhe më pas parandaluar.
Djersitje gjatë natës
Natën, valët e të nxehtit mund të shfaqen për disa minuta ose më shumë, duke krijuar djersë dhe duke ju lënë pa gjumë.
Zgjidhni veshje dhe mbulesa të lehta, vendosni një ventilator pranë shtratit në mënyrë që ajri të qarkullojë vazhdimisht.
Çrregullimet e gjumit
Joga dhe meditimi, por gjithashtu edhe ushtrime të tjera, mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Por duhet të ndaloni së ushtruari rreth 3 orë para gjumit.
Në vend të alkoolit, pini qumësht të ngrohtë ose kamomil, substancat e tyre mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni.
Luhatje humori
Të qarat dhe të qeshurat e çuditshme, janë të zakonshme për gratë rreth kohës së menopauzës.
Joga, meditimi dhe çdo aktivitet tjetër mund t’ju ndihmojnë edhe në këtë rast.
Mjeku juaj mund të sugjerojë një pilulë kontraceptive me dozë të ulët, ilaçe kundër depresionit dhe trajtime alternative për ndryshimet e humorit.
Dhimbje koke
Migrena mund të përkeqësohet ose mund të shfaqet për herë të parë.
Mbani një ditar për të parë se çfarë e shkakton dhimbjen e kokës dhe nëse shfaqet së bashku me valët e nxehtësisë.
Ngrënia e vakteve të vogla gjatë ditës, mund të ndihmojë nëse uria është një shkaktar i dhimbjes së kokës.
Ndryshimi i orarit të gjumit mund të jetë gjithashtu një shkaktar, kështu që përpiquni të flini në të njëjtin orar çdo natë.
Hollim dhe rënie e flokëve
Flokët mund të hollohen ose të bien më shpejt gjatë kohës së menopauzës.
Në të njëjtën kohë, ato mund të shfaqen edhe në mjekër apo faqe.
Në këtë rast mund të kërkoni ndihmë nga një mjek dermatolog.
Aknet
Aknet janë diçka e zakonshme edhe gjatë menopauzës. Sigurohuni të përdorni krem hidratues, kundër diellit, pastrues dhe produkte të tjera të buta.
Probleme me kujtesën
Sfidoni trurin tuaj në mënyra të reja, si për shembull duke mësuar diçka të re.
Gjithashtu reduktoni nivelin e stresit, pasi mund të jetë një shkaktarët.
Nëse simptomat tuaja janë shumë të rënda, këshillohet të lini një takim me mjekun tuaj për ndihmë më të specializuar.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...