Simptomat e kancerit të vezore të cilat duhet t’i dini madje edhe nëse jeni të reja

09:50 | 6 Tetor 2017
Arbresh.info

Kanceri i vezoreve është forma më e rëndë e kësaj sëmundjeje, e cila mund t’i sulmojnë organet riprodhuese të femrës.

Për këtë formë të kancerit një kohë të gjatë është konsideruar që është vrasës i qetë, sepse nuk shfaq simptoma.

Shenjat alarmante janë dhembja në kryqe dhe në stomakun e poshtëm në kombinim me fryrjen, problemet me urinim dhe zbrazje të zorrëve.

Rrallë sulmon femrat e reja, mirëpo edhe kjo është e mundshme. Prandaj assesi mos i injoroni këto simptome., transmeton Telegrafi.

Dhembjet e shpeshta të shpinës

Nëse nuk vuani nga osteoporoza apo artriti, atëherë këto dhembje mund të jenë simptomë serioze e kancerit të vezoreve.

Dhembjet e stomakut dhe të komblikut

Dhembjet në stomak dhe në pjesën e poshtme të shpinës mund të jenë pasojë e sëmundjeve të tjera apo të kancerit në ndonjë organ tjetër, mirëpo nëse ky kombinim i simptomave shfaqet rregullisht dhe me atë rast ekzistojnë lëvizje nga funksionimin normal i organizmit, duhet të shkoni te mjeku.

Ciklet e çrregullta

Femrat më të moshuara se 55 vjeç, statistikisht kanë rrezik të lartë nga kanceri i vezoreve. Mirëpo, kjo nuk është e thënë që gjithmonë të jetë kështu. Kanceri mund të shfaqet edhe te vajzat e reja, të cilat ende nuk kanë pasur ciklin e parë.

Lodhja dhe molisja pa ndonjë shkak

Mungesa e frymëmarrjes, të vjellat dhe humbja e apetitit, lodhja ekstreme mund të jenë shenja serioze që pacientja gjendet në ndonjë fazë të kancerit të vezoreve.

Dhembja me rastin e marrëdhënieve seksuale

Dhembja gjatë seksit mund të jetë edhe një tregues i fortë që jeni në fazën e hershme të kancerit të vezoreve. Kjo ka të bëjë me dhembjet dhe presionin në zonën e komblikut, si dhe nevojën për urinim të shpeshtë dhe urgjent. Pa marrë parasysh se a është më shumë apo më pak e dhembshme, më mirë është që sa më parë të shkoni për t’u konsultuar me gjinekologun.

Ngopja

Dama, mos u gëzoni nëse ju është zvogëluar apetiti. Nëse pas sasisë shumë të vogël të ushqimit ndiheni të ngopura, kjo është një simptomë e kësaj sëmundjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme