Simptomat e diabetit të tipit 2 mund të gabohet për ata që janë me kushte të rënda shëndetësore.
Megjithatë, e rëndësishme është që të njihni mirë shenjat, sepse nëse kjo sëmundje nuk trajtohet, atëherë mund të ju dërgojë në komplikime të rënda shëndetësore, transmeton portali arbresh.info
Simptomat e diabetit të tipit 2, nëse injorohet, mund të çojnë në komplikime të tilla si dëmtimi i veshkave, dëmtimi i sistemit nervor dhe sëmundja kardiovaskulare.
Zakonisht simptomat e kësaj sëmundje janë etja e shpeshtë dhe humbja e peshës në mënyrë të habitshme.
Simptomat përfshijnë shkuarjen në tualet, sidomos gjatë natës dhe kur urina shfaqet me gjak.
Tri simptomat që shfaqen përmes urinës mbi sëmundjen e diabetit janë:
Urinimi i shpeshtë
Urinimi i shpeshtë njihet si polyuria. Ky definicon do të që të urinoni më shumë se tre litra ujë gjatë ditës, përderisa normalja është një ose dy litra.
Urina me aromë
Nëse një person ka urinë të shëndetshme zakonisht nuk mban erë. Ndërsa ajo që shfaq simptomat e kësaj sëmundje është kur urina e mëngjesit mban aromë të fuqishme dhe kjo ndodh kur dikush është i dehidruar.
Gjak në urinë
Sëmundja e veshkave është një ndër simptomat më të zakonshme te njerëzit me diabet dhe zakonisht kjo sëmundje mund të shfaqet kur në urinë shfaqet gjak. Sipas mjekëve kjo ndodh në mosfunksionimin e veshkave./arbresh.info/
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt