Ethet nuk janë simptoma e parë që jep Covid 19, sëmundja e frymarrjes është shkaktari i parë.
Vetëm 40% e pacientëve kanë temperaturë të lartë në fazat e hershme të infeksionit dhe kjo është arsyeja se pse matja e temperaturës në aeroporte dhe porte nuk është masë paraprake efektive, transmeton portal arbresh.info
Ministria e Shëndetësisë italiane tregon edhe për simptoma tjera si, kola dhe vështirësitë në frymarrje.
Në raste të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë akute të frymëmarrjes, dëmtim të veshkave, madje edhe vdekje.
Koronavirusi i ri është një virus i frymëmarrjes që përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë me një person të sëmurë. Mënyra kryesore është pikat e frymëmarrjes së personave të infektuar, për shembull përmes:
pështymës, kollitjes dhe teshtitjes
kontaktet e drejtpërdrejta
prekja e gojës, hundës dhe syve me duar të palara
Në raste të rralla, infeksioni mund të ndodhë përmes kontaminimit fekal.
Normalisht sëmundjet e frymëmarrjes nuk transmetohen me ushqim. Sidoqoftë, ato duhet të trajtohen duke respektuar praktikat e mira të higjienës dhe të shmangin kontaktin midis ushqimit të papërpunuar dhe të gatuar.
Studime të shumta janë duke u zhvilluar për të kuptuar se si transmetohet virusi.
Rregullat e parandalimit:
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...