Rrezik për shfaqjen e infarktit në zemër kanë edhe burrat edhe gratë.
Madje kur flitet për infarktin në zemër, shumë prej nesh mendojnë se ky është një fenomen i cili shfaqet më shpesh tek burrat, transmeton lajmi.net.
Mbetet mendimi se kërcënimi më i madh për gratë është kanceri i gjirit, por fatmirësisht, mbizotëron vetëdija se zbulimi dhe trajtimi i hershëm mundëson shërimin e përhershëm në një përqindje të madhe.
Për këtë arsye tashmë gratë gjithnjë dhe më tepër i praktikojnë kontrollet preventive për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Ajo çfarë është dëshpëruese është se statistikat më të reja në mbarë botën tregojnë se rreziku i infarktit në zemër është më i madh tek gratë të cilat kanë forma më të rënda të sëmundjes dhe kanë rrezik më të lartë për jetën në krahasim me meshkujt. Gratë kanë tendencë të jenë më rezistente ndaj dhimbjeve, pasi gjatë shfaqjes së dhimbjes në kraharor ato paraqiten më vonë për kryerjen e kontrollit.
Një arsye tjetër është edhe idea se shfaqja e infarktit në zemër është më e rrallë tek gratë, gjë kjo që i bën të mendojnë se vështirësitë që ndjejnë nuk kanë të bëjnë me sëmundjet e enëve të gjakut në zemër dhe shfaqjen e mundshme të infarktit në zemër.
Së treti, gjëja më e rëndësishme është kryerja e ekzaminimeve preventive të cilat mund ta zbulojnë në kohë rrezikun e infarktit në zemër duke bërë të mundur në këtë mënyrë edhe parandalimin e shfaqjes së tij, pasi gratë këto kontrolle i kryejnë shumë më rrallë dhe shumë më vonë në krahasim me meshkujt. Vështirësitë klasike më të njohura të cilat lidhen me shfaqjen e infarktit në zemër janë: dhimbja në pjesën qëndrore të kraharorit dhe shpinës, e cila shtrihet apo përhapet në krahun e majtë, veçanërisht në pjesën e brendshme poshtë bërrylit (pjesa e brendshme e parakrahut).
Këto probleme shfaqen edhe tek meshkujt edhe tek femrat. Megjithatë, tek gratë shpesh mund të shfaqen shqetësime apo probleme të paqarta dhe më të lehta të cilat mund të anashkalohen. Në këtë mënyrë rritet rreziku i sëmundjes, veçanërisht rreziku i formës më të rëndë të kësaj sëmundje. Sipas Dr. Daniela Projevskës, kardiologe në spitalin klinik “Acibadem Sistina” këto janë 6 simtomat më të zakonshme të shfaqjes së infarktit në zemër tek gratë:
Dhimbje apo shqetësim në kraharor
Dhimbje në dorë, shpinë, qafë apo në nofullën e poshtme
Dhimbje dhe të përziera në pjesën e sipërme të barkut , në pjesën e poshtme të kraharorit
Mungesë ajri dhe asfiksim
Djersitje
Lodhje.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...