Shkencëtarët kanë zbuluar një simptomë të re e cila mund të shërbejë si shenjë se sulmi në zemër është i pashmangshëm.
Pas ekzaminimit të materialeve të cilat kishin qenë duke i bllokuar arteriet koronare të një numri të madh të pacientëve, një ekip i shkencëtarëve dhe ekspertëve mjekësorë kanë konfirmuar se ka qenë kolesteroli – në formën e kristaleve, transmeton Telegrafi.
Ata kanë zbuluar se ky lloj i veçantë i kolesterolit të forcuar është gjetur në mbi 89 për qind të rasteve emergjente.
“Në studimet e mëhershme, ne kemi treguar se kur kolesteroli kalon nga gjendja e lëngët në të ngurtë, apo në gjendje kristali, zgjerohet në vëllim sikur akulli dhe uji”, ka treguar Dr. George Abela, profesor i mjekësisë në Universitetin Shtetëror të Michiganit.
“Ky zgjerim brenda mureve të artereve mund t’i çajë arteriet dhe ta bllokojë qarkullimin e gjakut duke shkaktuar sulm në zemër apo në tru”.
Përveç që shkencëtarët kanë zbuluar këtë simptomë të sulmeve të zemrës, hulumtimet gjithashtu e kanë forcuar faktin se ushtrimet fizike dhe ushqimi i shëndetshëm e kanë aftësinë ta zvogëlojnë formimin e këtyre kristaleve.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...