Këto mund të jenë simitet më të shijshme që mund të keni provuar ndonjëherë.
Brenda tyre mund të “maskoni” dhe spinaq, djathë, mish të bluar…
Përbërësit:
– 1,5 kg miell,
– 250 ml qumësht të freskët,
– një lugë vaj,
– një lugë uthull,
– një lugë e vogël kripë,
– 500 g djathë,
– 8 vezë (të ziera dhe të freskëta),
– pak ujë.
Përgatitja:
Miellin e përhapin, bëjnë një gropë të vogël dhe i shtojmë 2 vezë, djathin, kripën, uthullën dhe vajin dhe i përziejmë.
Gradualisht i shtojmë qumësht të freskët, pak ujë dhe e ngjeshim deri sa të bëhet brumi elastik.
Brumin e ndajnë në topa të barabartë dhe i tëhollojmë me okllai në kore të holla. Vezët e ziera i grimcojmë dhe i përziejmë me djathë. I shtojmë 2 vezët e tjera dhe i përziejmë.
Fillin e gatshëm e qesin në mes të kores së tëholluar. I mbulojmë skajet e kundërta të kores, sërish qesim fillin dhe i mbulojnë skajet e tjera, derisa të bëhen ngjashëm si qese.
Gozlemet e përgatitura i fërgojmë në vaj të nxehur nga të dyja anët.
Ju bëfshin mirë! – transmeton Telegrafi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...