Pacientët por edhe anëtarët më të afërt të familjes të cilët përballen me sëmundjen më të rëndë, kancerin, me siguri që para kohës së fillimit të trajtimit duan të informohen më tepër në lidhje me llojet e trajtimit, avantazhet e tyre, efektet anësore dhe rezultatet e paparashikuara.
Në vijim, Dr. Deva Petrova, onkologe radioterapeute, shpjegon se cilat janë trajtimet e disponueshme për pacientët.
Trajtimi është individual
Tek disa pacientë me këtë diagnozë, është i mjaftueshëm madje vetëm një lloj trajtimi, ndërkohë që tek një pjesë e tyre, bëhet kombinim i disa trajtimeve. Trajtimi kirurgjik, kimioterapia, terapia me rrezatim, janë llojet më të zakonshme të trajtimit të përdoruara në trajtimin e sëmundjeve malinje. Çdo sëmundje malinje është e ndryshme në vetvete, dhe çdo reagim i terapisë është individual.
Zakonisht, operacioni është opsioni i parë i trajtimit dhe nënkupton mënjanimin radikal të kancerit dhe nyjeve limfatike rajonale. Ky trajtim aplikohet atëherë kur kanceri është i lokalizuar vetëm në një organ/ zonë të trupit, dhe atëherë operacioni është më efektiv. Në disa raste të caktuara, kur nuk mund të mënjanohet plotësisht kanceri, kirurgjia mundëson mënjanimin e një pjese të tumorit, dhe gjatë kontrollit të pjesës tjetër të tumorit aplikohet terapia rrezatuese dhe kimioterapia.
Kimioterapia
ka për qëllim eliminimin e qelizave kancerogjene në të gjitha pjesët e trupit të njeriut, duke i shkatërruar ato drejtpërdrejtë ose duke parandaluar përhapjen e tyre. Ky lloj trajtimi, ndikon në të gjitha qelizat e tumorit, madje edhe tek ato të cilat nuk mund të shihen gjatë kontrollit, të ashtuquajtura mikrometastaza. Kimioterapia mund të kryhet para intervenimit kirurgjik, për ta zvogëluar madhësinë e tumorit, i cili më pas mund të mënjanohet më lehtë me anë të intervenimit kirurgjik. Nëse kimioterapia kryhet pas operacionit, ka për qëllim reduktimin e rrezikut të përsëritjes së sëmundjes. Kimioterapia nënkupton përdorimin e ilaçeve citostatike, të cilat mund të merren në mënyrë intervenoze (me anë të venës), në mënyrë orale ( me anë të gojës), me anë të muskulit, dhe shumë rrallë injektohet drejtpërdrejtë në tumor, apo në ndonjë hapësirë të zbrazët e cila është e prekur nga tumori.
Terapia rrezatuese
nënkupton përdorimin e rrezatimit jonizues në trajtimin e sëmundjeve malinje. Rezultatet më të mira të trajtimit arrihen me ndihmën e përdorimit të akseleratorit më të fuqishëm TRILOGY, me anë të të cilit në mënyrë efektive shkatërrohen qelizat e kancerit, ndërkohë që indet e shëndetshme përreth janë maksimalisht të mbrojtura. Lloje të tjera të terapive të cilat përdoren për trajtimin e kancerit, janë: terapia hormonale, qelizat amë, transplatimi, imunoterapia dhe terapia e synuar (shënuar).
Ilaçet hormonale, përdoren gjatë trajtimit të tumoreve të cilët janë të ndjeshëm ndaj hormoneve si kanceri i prostatës dhe kanceri i gjirit.
Imunoterapia (trajtimi i sistemit imunitar) ka të bëjë me substanca të cilat sistemi imunitar i prodhon në mënyrë natyrale. Ato përdoren për të identifikuar dhe shkatërruar qelizat kancerogjene duke alarmuar sistemin imunologjik të trupit.
Terapia biologjike e synuar – një nga zhvillimet më të rëndësishme në dekadën e fundit të trajtimit të kancerit, është zhvillimi i efektit të lartë i terapisë biologjike me efekte anësore realativisht të vogla, të cilat identifikojnë qëllime të cilat janë të pranishme tek qelizat kancerogjene, por jo tek qelizat normale.
Qendra për onkologji dhe radioterapi “Acibadem Sistina”
Në qendrën për onkologji dhe radioterapi në spitalin klinik “Acibadem Sistina” për pacientët kujdeset ekipi i lartë i mjekëve, të cilët së bashku e drejtojnë apo kryejnë trajtimin. Këtu, pacientët kanë mundësi që të marrin trajtimin e plotë, duke nisur nga diagnoza, kirurgjia, kimioterapia dhe radioterapia.
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë