Kariesi – është problem i shpeshtë, ndërkaq stomatologjia bashkëkohore propozon mënyra të shumta për eliminimin e tij.
Mirëpo, ekzistojnë metoda me të cilat ky problem zgjidhet në mënyrë të shkëlqyeshme, por do të kurseni edhe para, transmeton Telegrafi.
Higjiena e themeltë e gavrës së gojës është shumë me rëndësi: nëse nuk kihet kujdes për zmaltin e dhëmbëve dhe nëse me kohë nuk eliminohet kariesi i dhëmbëve, mund të zhvillohen sëmundje inflamatore – paradontopatia , te e cila infeksioni arrin nëpër rrënjë, në vetë dhëmbin, që shkakton inflamacionin e indeve të buta.
Për fat të mirë, ekzistojnë mjete natyrore për preventivën e kësaj sëmundjeje të pakëndshme!
Si të eliminohet kariesi i dhëmbëve në kushtet shtëpiake:
Nevojiten: 40 gr lëvozhgë arrash, 250 ml ujë.
Përgatitja: Vloni lëvozhgën në ujë 20 minuta. Hiqeni nga shporeti dhe mbulojeni. Ftoheni dhe kullojeni. Njomeni brushën e dhëmbëve me këtë tretje dhjetë minuta.
Pastaj me të në mënyrë të themeltë pastroni dhëmbët, kohë pas kohe duke e njomur në tretje. Këtë procedurë mund ta përsërisni edhe deri në tri herë në ditë.
Tretjen e përgatitur mund ta përdorni 2 ditë, pastaj përgatiteni sërish. Pas disa ditëve rezultati do t’ju lumturojë!
Lëvozhga e arrës është mjet i fuqishëm antibakterial, e cila, gjithashtu, ndihmon në pastrimin e zmaltit të dhëmbëve nga shtresat e pakëndshme.
Kjo procedurë është e dobishme edhe për ata të cilët vuajnë nga gjakrrjedhja e mishit të dhëmbëve: inflamacioni shpejt zhduket.
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...