Njerëzit, të cilët gjatë nevojës së madhe rrinë galiç, nuk ulen në guacë, i kryejnë nevojat fiziologjike në pozitë më natyrore dhe krijojnë më pak tension. Nevojtoret moderne nuk janë të mira për ne.
Shkencëtarët izraelitë në revistën “Digestive Diseases and Sciences” i kanë publikuar përparësitë e qëndrimit galiç gjatë nevojës së madhe, transmeton Telegrafi.
Tensioni më i vogël zvogëlon edhe problemet me zorrë, siç janë hemorroidet dhe sëmundjet divertikualre (zgjerim i mukozës së zorrëve). Në të dyja rastet shkaktohet e ënjtja e dhimbshme.
Gastroenterologët thonë se zbrazja e zorrëve është një proces i komplikuar fiziologjik. Ndërsa i këshillojnë ata që kanë probleme me zorrë që, kur të ulen në guacat e nevojtores, të vendosin diçka nën shputa. Në këtë mënyrë do të simulohet pozita e të qëndruarit galiç.
Sipas tyre, mund të ndihmojë vendosja e një kutie prej dërrase, që është e lartë 15 centimetra, dhe njeriu duhet të përkulet përpara, derisa është i ulur në guacë.
Hemorroidet janë zgjerimi i venave në anus dhe të varurit e tyre duke marrë ngjyrë blu në të kuqe. Ndonjëherë mund të formohen tromboza brenda tyre duke shkaktuar dhimbje të forta dhe ënjtje (edem). Por shenjat më të shpeshta janë hemorragjia me gjak në të kuqe të fortë dhe kruajtje. Zakonisht nuk janë të dhimbshme.
Shkaku kryesor është konstipacioni (kapsllëku). Më pas mund të radhisim kolitin, proktiti, infeksionet e zorrëve, alkooli, higjiena, zmadhimi i prostatat, qëndrimi i tej zgjatur në shtrat apo në këmbë, hipertensioni portal, miomë uteri, shtatzënia, kolla kronike, mbipesha apo problemet e lindura të mureve të venave.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...