Larja e shpeshtë e drejtë e duarve është jashtëzakonisht e rëndësishme që të pengojmë përhapjen e bacileve dhe viruseve, posaçërisht është bërë domosdoshmëri nga shfaqja e coronavirusit
Problemi me larjen e tepërt të duarve është që ato nuk mund të thahen, përflaken dhe fillojnë të na kruhen, transmeton Telegrafi.
Kjo gjë u ndodhë shumicës në disa ditët e fundit – të cilët vijnë ankohen për lëkurë të thatë dhe të pëlcitur të duarve të cilat u kruhen.
Për të penguar dëmtimet e këtilla të lëkurës, mund të filloni të përdorni sapun pa aromë, i cili përmban më pak përbërës të cilët irritojnë lëkurën.
Veç kësaj, rekomandohet që të përdorni krem hidratimi apo yndyrë pas çdo larjeje të duarve, ndërsa losionet duhet shmangur, sepse ato janë nuk kanë dendësi dhe shpesh përmbajnë alkool.
Losionet nuk janë zgjedhje e keqe, mirëpo kremrat dhe yndyrat janë më të mira dhe kanë dendësi më të madhe.
– Vazelina, për shembull, është yndyrë, dhe ajo e bën mirë punën – Dr. Samer Jaber, nga ordinaca “Washington Square Dermatology“ dhe propozon t’i shmangni produktet me aroma.
Nëse duart ju kruhen apo ju rrjedhin gjak për shkak të thatësisë, duhet t’i lyeni me vazelinë dhe të përdorni doreza pambuku kur të flini gjumë. Në mëngjes duart do t’ju jenë të shëruara.
Nëse edhe këto nuk ndihmojnë, me siguri është koha të këshilloheni me dermatologun, i cili me siguri do të mund t’ju japë kremin që do t’ju ndihmojë më shumë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...