Migrena është ndër sëmundjet më të zakonshme dhe karakterizohet nga dhimbje të tmerrshme të kokës. Pra, ajo padyshim se është shkatërruese dhe thuajse e papërballueshme.
Shumica e njerëzve që e përjetojnë këtë lloj të dhimbjes së kokës, i drejtohen ilaçeve farmaceutike – të cilat ofrojnë zgjidhje të përkohshme dhe shpeshherë nuk ofrojnë fare ndihmë, transmeton Telegrafi.
Por, fatmirësisht ekziston një ilaç natyral për migrenën, i cili përbërës kryesor e ka kripën.
Për ta trajtuar migrenën, duhet të zgjidhni kripë të kualitetit të lartë, siç është kripa kristale e Himalajës. Kjo kripë është ndër më të kompletuarat në botë dhe është e paketuar me 84 minerale, elektrolite dhe elemente tjera.
Përbërësit:
– Gjysmë lugë gjelle kripë të Himalajës
– Gjysmë limoni
– Një gotë ujë
Përgatitja e këtij ilaçi është tejet e thjeshtë: shtrydhni lëngun e limonit në një gotë me ujë dhe shtojani kripën. Këtë pije pijeni menjëherë dhe do t’i vëreni efektet lehtësuese./Arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...