Alergjitë janë mënyra se si trupi e mbron veten prej gjërave që i konsideron si kërcenim të jashtëm.
Por, a e keni ditur se janë disa lloje të alergjive që mund t’i kontrolloni me anë të antihistamineve (ilaçe) natyrale? Nuk ka lidhje se si fillon një alergji, mund të jetë përmes ajrit, ushqimit apo prekjes. E dalloni nga teshtitjet, inflamacionet dhe vështirësitë në frymëmarrje. Ka shumë simptoma. Shkaku i kësaj, interesimi për antihistamin natyral është rritur.
VITAMINA C
Kontrolloni alergjitë me antihistamin natyral si vitamina C. Vështirë të flitet për mjekësinë popullore e mos të përmendet kjo vitaminë. Është shumë me rëndësi ta përfshini në ushqimin tuaj. Pra, duhet të zgjidhni ushqimet e pasura me vitaminën C, për t’i konsumuar më shpesh.
SUPLEMENTET ME BROMELAINË
Ananasi posedon një enzimë që quhet bromelainë. Është antihistamin shumë i fuqishëm. Do t ishte më mirë të konsumoni suplementet prej tij.
HANI QEPË PËR T’I KONTROLLUAR ALERGJITË
Qepët janë ushqimi i duhur për ta forcuar sistemin imun. Po ashtu, janë të pasura me quercetinë. Ky është një përbërës që vepron fort kundër alergjive. Po ashtu, kontribuon në pastrimin e organeve të frymëmarrjes, redukton mukozën dhe redukton inflamacionet në organe.
SERUMI ME UTHULL TË MOLLËS
Kjo është një mënyrë shumë e lehtë për të kontrolluar alergjitë me antihistamin natyral. Kjo për faktin sepse është shumë lehtë për t’i përgatitur. Përbërësit: 1 gotë ujë, 2 lugë uthull molle. Çfarë duhet të bëni: Dy lugët me uthull molle i shtoni në gotën me ujë. I përzieni mirë dhe e pini. Për rezultate më të mira, ta konsumoni së paku tri herë brenda ditës.
Zjarr në Kullën Eifel, evakuhoen 1200 persona
Policia e Kosovës rritë masat e sigurisë në prag të festës K...
Lista Serbe ankohet në PZAP për moscertifikim
Guardiola konfirmon një mungesë të madhe për ndeshjen ndaj E...
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...