Si t’i hiqni nxirjet poshtë syve

15:51 | 19 Tetor 2020
Arbresh.info
Ndërsa shumë persona i kushtojnë kohë rregullimit të hollësishëm të rutinës së tyre për kujdesin e lëkurës, shumë kalojnë pak kohë duke adresuar kujdesin e syve të tyre.

Lëkura rreth syve tuaj është 40 për qind më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës tuaj, duke e bërë atë më delikate dhe të ndjeshme ndaj dëmtimeve. Nuk është i quditshëm fakti që është një nga vendet e para ku tregohen shenjat e lodhjes dhe plakjes, raporton “Bazaar”, transmeton lajmi.net.

Ndërsa kremrat dhe serumet për fytyrën përmirësojnë fytyrën tonë në përgjithësi, zona e syve kërkon një kujdes në vete.

Balsami i syve

Kremat e rëndë për sy mund të rezultojnë në rritje të fryrjes por balsamët e lehtë depërtojnë thellë dhe qetësojnë lëkurën e lodhur. Balsami ndihmon për të stimuluar prodhimin e faktorëve të rritjes epidermale në lëkurë dhe zvogëlon vijat e thella të shprehjes.

Këllëfi i jastëkut nga mëndafshi

ADN-ja është kryesisht arsyeja e fryrjes së syve dhe rrathëve të errët, neglizhimi i gjumit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit dhe sheqerit mund të shkaktojë theksimin e qeskave nën sy. Sigurohuni që nuk jeni duke shkaktuar dëmtime të mëtejshme në lëkurën e ndjeshme rreth syve tuaj ndërsa flini duke hequr jastëkët e pambukut dhe duke përdorur një jastëk mëndafshi në vend të tij. Jastëkët prej mëndafshi të rrëshqitshëm ndihmojnë në zvogëlimin e fërkimit, i cili zvogëlon shtrirjen dhe tërheqjen e lëkurës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme