Ndërsa shumë persona i kushtojnë kohë rregullimit të hollësishëm të rutinës së tyre për kujdesin e lëkurës, shumë kalojnë pak kohë duke adresuar kujdesin e syve të tyre.
Lëkura rreth syve tuaj është 40 për qind më e hollë se pjesa tjetër e fytyrës tuaj, duke e bërë atë më delikate dhe të ndjeshme ndaj dëmtimeve. Nuk është i quditshëm fakti që është një nga vendet e para ku tregohen shenjat e lodhjes dhe plakjes, raporton “Bazaar”.
Ndërsa kremrat dhe serumet për fytyrën përmirësojnë fytyrën tonë në përgjithësi, zona e syve kërkon një kujdes në vete.
Balsami i syve
Kremat e rëndë për sy mund të rezultojnë në rritje të fryrjes por balsamët e lehtë depërtojnë thellë dhe qetësojnë lëkurën e lodhur. Balsami ndihmon për të stimuluar prodhimin e faktorëve të rritjes epidermale në lëkurë dhe zvogëlon vijat e thella të shprehjes.
Këllëfi i jastëkut nga mëndafshi
ADN-ja është kryesisht arsyeja e fryrjes së syve dhe rrathëve të errët, neglizhimi i gjumit dhe konsumimi i tepërt i alkoolit dhe sheqerit mund të shkaktojë theksimin e qeskave nën sy. Sigurohuni që nuk jeni duke shkaktuar dëmtime të mëtejshme në lëkurën e ndjeshme rreth syve tuaj ndërsa flini duke hequr jastëkët e pambukut dhe duke përdorur një jastëk mëndafshi në vend të tij. Jastëkët prej mëndafshi të rrëshqitshëm ndihmojnë në zvogëlimin e fërkimit, i cili zvogëlon shtrirjen dhe tërheqjen e lëkurës.
Maskat e syve
Në mënyrë të ngjashme me maskat e fytyrës, maskat e syve i japin zonës nën sy mundësinë për të përthithur përbërësit rregullues. Serumet në përmbajtjen e maskave kanë për qëllim mbrojtjen nga ngacmuesit që shkaktojnë fryrjen dhe rrathët e errët. Për rezultate të shpejta, futeni maskën në frigorifer për një orë para aplikimit.
Masazhuesi i syve
Rrathët e errët dhe fryrja largohen dukshëm me një mjet masazhues pulsues që stimulon muskujt dhe qarkullimin e gjakut rreth syve tuaj. Masazhuesit gjithashtu ndihmojnë në përthithjen e kremit në zonën e syve.
Dy super ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan
SHBA nuk do të ripërtërijë statusin ligjor për qindra mijëra...
33 familje në Vlorë u evakuuan, në disa lagje rrugët ende të...
Polici plagos me armë aksidentalisht nënën në Prishtinë
Toni Kroos nuk kursen FIFA-n, hedh kritika të ashpra
Kurti me ish-presidentin shqiptar marrin pjesë sot në diskut...