Google ADS

Si t’i bindni fëmijët që të hanë fruta

00:15 | 29 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Duke qenë se ushqyerja e fëmijëve me fruta është një proces i vështirë për disa prindër, ne ju sjellim disa këshilla praktike dhe shumë të rëndësishme.

Shumë prindër e dinë mirë se sa e vështirë është pjesa e ushqyerjes së fëmijëve, sidomos e dhënies së frutave. Shpjegimi i rëndësisë së ngrënies së frutave të stinës pothuajse nuk e jep asnjëherë efektin e shpresuar.

Për këtë çështje ekzistojnë disa truke të thjeshta prej të cilave frutat do të duken shumë të shijshme përpara syve të tyre.

– Ndonjëherë, edhe pse nuk e vini re, fëmijët tuaj ju vëzhgojnë gjatë gjithë kohës. Ndaj, nëse fëmija juaj ndien dhe kupton se frutat janë një ushqim si gjithë të tjerët dhe të cilin prindërit e konsumojnë rregullisht, për ata do të jetë më pak e vështirë për ta provuar.

– Gjatë vakteve, nëse fëmija juaj ha shumë, ndjenja e ngopjes do ta ndalojë atë për të ngrënë fruta. Për të shmangur këtë gjë, frutat duhet t’i shërbeni mes vakteve. Kështu, do t’i largoni ata nga patatinat dhe çfarëdo lloj gjëje tjetër të ngjashme të konservuar.

– Shpesh një ndihmë për ju në këtë rast është edhe marrja me vete e fëmijëve për të bërë pazare. Ju mund t’i përfshini ata që t’i zgjedhin vetë frutat. Gjithashtu, kur të përgatisni frutat (t’i pastroni, qëroni) lejojini edhe fëmijët që të “punojnë” me ju.

-Një ide tjetër brilante do të ishte në rastin nëse do të kishit një kopsht. Provoni që të kultivoni së bashku me fëmijët ndonjë frutë. Në këtë mënyrë, ata do të jenë më të motivuar për t’i ngrënë frutat që i kanë rritur vetë.

-Ata preferojnë gjithmonë frutat që janë gati për t’u ngrënë lehtë. Truku më i thjeshtë është që frutat t’ua prezantoni në mënyra të ndryshme, edhe nëse i emëroni tjetër për tjetër. Për shembull, në vend që t’i thoni nëse dëshirojnë një lëng portokalli, ju mund t’i pyesni nëse duan një lëng frutash.

Fëmija në mënyrë të pashmangshme do të mendojë se bëhet fjalë për një lëng frutash që shitet në treg dhe me siguri do të jetë më i predispozuar për ta pirë. Kjo është një gënjeshtër e bardhë, mos u shqetësoni.

– Ekzistojnë lloje të ndryshme zgjedhjesh më të sofistikuara që bazohen mbi mënyrat se si prezantohen frutat. Vendosini ato duke formuar figurat më të dashura të fëmijëve. Zgjidhja më e thjeshtë është sallata e frutave, sepse fëmijët nuk i bëjnë pothuajse kurrë naze asaj.

Përdorni fruta të stinës dhe sallatës së tyre për ta bërë më të ngrënshme dhe të shijshme, shtojini përsipër pak çokollatë të shkrirë, qumësht ose mjaltë. Frutave të shtrydhura mund t’i shtoni edhe pak sheqer.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme