Google ADS

Si të zgjidhni pjeshkët më të ëmbla dhe më të lëngshme

20:38 | 24 Qershor 2022
Trina Galanxhi

Fruti më i preferuar gjatë stinës së verës pa dyshim që është pjeshka, por ndodh që ato që i blejmë të mos jenë të ëmbla dhe të buta.

Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të zgjidhni më të mirën dhe më të shijshmen, transmeton portal arbresh.info

Edhe pse një pjeshkë që mban aromë jep një shenjë të mirë, nuk është treguesi kryesor që nga brenda mund të jetë e mirë.

Pjeshkat duhet të kenë tone dhe ngjyra të gjalla.

Kujdes mos blini ato me tonalitete të gjelbra, gjë që është shenjë se pjeshka është mbledhur shumë herët.

Pjeshkët bëhen më të ëmbla dhe më të lëngshme ndërsa piqen.

Shtypeni lehtë dhe nëse u ngjan e butë, do të thotë që është gati për t’u ngrënë.

Kur sillni pjeshkë në shtëpi, ruajini në temperaturën e dhomës. Është mirë të mos i lini njëren mbi tjetrën sepse kablen shpejt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme