Google ADS

Si të zgjedhni dezinfektuesin e duhur

14:56 | 8 Tetor 2020
A Z

Askujt nuk ja merrte mendja se produktet, që do të përdoreshin më shumë në 2020-ën e teknologjisë së çmendur do të ishin maskat, alkooli dhe çdo lloj tjetër dezinfektuesi.

Pandemia ndryshoi jetën tonë në shumë aspekte ndryshime, të cilat u reflektuan në tregje. Kërkesa për produkte dezinfektuese është rritur ndjeshëm në të gjithë botën, por bashkë me nevojën edhe abuzimet, që bëhen me të tilla produkte.

Para se të bëni blerjen e radhës, siguria është gjëja e parë që duhet të keni në mendje. Ju ka ndodhur shpesh, që aroma e një dezinfektuesi të jetë e papranueshme apo një alkool të mos ngjajë me tjetrin, prandaj duhet kujdes i veçantë.

Produktet dezinfektante që janë jashtë standardit dhe nuk plotësojnë kriteret nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), jo vetëm që nuk kanë efekt në vrasjen e virusit, por mund të vënë në rrezik edhe më tepër lëkurën e shëndetin tuaj.

Ka disa mënyra për të mos rënë pre e mashtrimeve në treg, prandaj për t’u siguruar që produkti që po blini është origjinal dhe i sigurte ndiqni hapat më poshtë:

Lexoni me kujdes etiketën– lexoni në etiketë emrin dhe adresën e prodhuesit. Shumë produkte false në treg nuk shkruajnë se ku prodhohen pasi prodhohen në kushte higjienike të papranueshme.

Shikojeni përqindjen e alkoolit në produkt– ekspertët shëndetësore sugjerojnë përdorimin e produkteve me mbi 60% alkool. Ka produkte që nuk e shkruajnë përqindjen e alkoolit, prandaj mos e blini.

Kërkoni produkte të certifikuara– Jo çdo produkt e kalon testimin për cilësinë dhe efektin mbi bactericide, fungicide apo virusocide.

Testoni– testi i nuhatjes është mjaft i rëndësishëm. Nuhateni produktin përpara se ta vini atë në lëkurë. Alkooli i pastër i cilësisë farmaceutike nuk ka aromë të rëndë. Alkoolet me aromë të rëndë mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe konsiderohen si helme të forta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme