Simptomat e sulmit të zemrës përfshijnë dhimbje në gjoks, probleme me frymëmarrje, marramendje, etj.
Por, si duhet të veproni nëse e shihni dikë duke pësuar sulm në zemër? Kjo ka të bëjë kryesisht me thirrjen e emergjencës mjekësore dhe atë se çfarë bëni derisa e pritni autoambulancën.
Sipas udhëzimeve, sulmi i zemrës është emergjencë serioze mjekësore i cili kërkon trajtim të menjëhershëm, transmeton Telegrafi.
Ky fenomen, që ndryshe njihet si infarkti miokardit, shkaktohet nga një bllokadë e papritur në furnizimin e gjakut që shkon në zemër.
Pa pasur mjaftueshëm gjak, zemra mund të dëmtohet seriozisht ose pacienti edhe mund të vdes.
Duke i pasur parasysh simptomat e sulmit të zemrës, nëse e shihni një person me gjendje të tillë, gjëja e parë që duhet të bëni është ta telefononi autoambulancën.
Derisa pritni për autoambulancën, ju duhet të provoni ta relaksoni pacientin sa më shpejt që është e mundur.
Nëse keni afër aspirinë dhe pacienti nuk është alergjik ndaj aspirinës, menjëherë jepjani ta përtypë dhe gëlltitë atë (300mg) derisa prisni për autoambulancën.
Kjo pasi që aspirina ndihmon në hollimin e gjakut dhe e rikthen furnizimin e gjakut në zemër.
Në disa raste, zemra e pacientit mund të ndalojë së rrahuri fare. Nëse është rast i tillë, ju duhet të performoni shtypje në gjoks.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag