Si të trajtoni hemorroidet me uthull molle

22:11 | 16 Nëntor 2018
Trina Galanxhi

Uthulla e mollës gjithnjë e më shumë është duke u konsideruar një mrekulli për trajtimin e shumë sëmundjeve.

Uthulla e mollës përmban astringent që mund të ndihmojë në zvogëlimin e fryerjeve të enëve të gjakut, duke i lehtësuar nga ënjtja dhe irritmi, sikurse janë hemorroidet e brendshme dhe ato të jashtme, transmeton portali arbresh.info

Sidoqoftë, duhet të mbani mend se uthulla duhet të jetë e pafiltruar në mënyrë që të trajtojë këtë sëmundje.

Më poshtë mund të ndiqni udhëzhimet për shërimin e hemorroideve të brendshme dhe jashtme.

Të brendshme:

Së pari, shtoni 1 lugë çaji uthull të mollës në një gotë me ujë.
Tjetra, përzieni mirë dhe më pas konsumojeni këtë pije 2 herë në ditë.
Nëse doni që kjo pije të mbajë shije më të mirë, kombinoni me mjaltë.

Të jashtme:

Merrni një copë pambuku të pastër dhe lyjeni me uthull molle.
Më pas, këtë copë pambuku shtypeni në zonën e prekur nga hemorroidet.
Aplikimi i kësaj metode fillimisht do të çojë në ndjesinë e ndjeshmërisë, por së shpejti do të lehtësoni nga kruajtjet dhe acarimi.
Ju duhet ta përsëritni këtë metodë disa herë në ditë derisa ënjtja të zvogëlohet dhe gjendja e hemorroideve zhduket./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme