Vetëm ata që vuajnë nga dhembja e kockave e dinë mirë sesa e veshtirë është dicka e tillë.
Dhimbja mund të prekë pjesë të ndryshme të sistemit skeletor, nga krahët te këmbët apo nga gjoksi te shputat. Origjina e dhimbjes mund të jetë e ndryshme, duke nisur që nga dhimbjet e zakonshme të kockave, deri te sëmundje të rënda si tumoret, shkruan Albeu.
Ky nuk duhet të jetë një rast për t’u alarmuar, por një ndërgjegjësim për t’iu drejtuar mjekut.
Simptomat
Simptomat e dhimbjes së kockave janë në thelb një ndjenë bezdie e vazhdueshme, që mund të bëhet akute, duke u transformuar në dhimbje të fortë, e cila zakonisht prek kyçet. Në shumë raste, kjo dhimbje shoqërohet me lodhje: ndihemi të dobët dhe rrimë me vështirësi në këmbë. Gjithashtu, mund të shoqërohen me dhimbje muskulare apo vështirësi në lëvizje.
Shkaqet
Sapo flitet për dhimbje kockash, shumica mendojnë menjëherë për reumatizmën. Por nuk është gjithmonë kjo sëmundje shkaku I dhimbjeve, pasi ka raste kur mund të kemi të bëjmë me artrit.
Reumatizma është një sëmundje me karakter degjenerativ, e cila fillon me dëmtimin e kërcit, I cili bëhet zanafilla e një procesi inflamator, që prek indet. Ndërsa artriti është një iflamacion I kyçeve ka karakter kronik.
Dhimbjet e zakonshme të kockave, që përbëjnë shumicën e rasteve, kanë të bëjnë me gabime të mënyrës së qëndrimit, sidomos gjatë kryerjes së punëve që përsëriten (p.sh. nga qëndrimi në tavolinën e punës). Ndodh që në origjinë të dhimbjeve të kockave të qëndrojë edhe mungesa e aktivitetit fizik apo ndryshimet e menjëhershme të temperaturës.
Një tjetër shkak i këtyre dhimbjeve mund të jetë edhe hiperparatiroidizmi, i cili konsiston në sasinë e madhe të prodhimit të paratormoneve, hormone që kanë të bëjnë me rregullimin e metabolizmit të kalciumit.
Në disa raste, në bazë të dhimbjeve të kockave mund të qëndrojë edhe kanceri. Në rastin e kancerit të kockave, dhimbja është akute. Edhe leucemia mund të provokojë dhimbje të tilla.
Trajtimet
Trajtimet për dhimbjet e kockave ndryshojnë në varësi të shkakut. Ato variojnë nga ushtrimet fizike, deri te kemioterapia.
Në rastin e artritit, nuk ka një kurë specifike, por sëmundja mund të mbahet nën kontroll, në mënyrë që të mos përkeqësohet jetesa e të sëmurit. Mjekët rekomandojnë pushim, nxehtësi në vendet ku ndihet dhimbja dhe përdorimin e antiinflamatorëve.
Gjithashtu, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes as fizioterapia, e cila forcon muskujt. Një tjetër alternativë janë kurat temale, për të tonifikuar muskulaturën dhe shtuar lëvizshmërinë.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...