Google ADS

Si të trajtohet djegia në lëkurë

15:16 | 4 Korrik 2017
Arbresh.info

Nëse plaga është e lagësht, duhet mbuluar me gaz steril. Derisa uji i vakët dhe gazi steril mund t’ju ndihmojnë, akullin harrojeni pasi që krijon kundër-efekt, thonë dermatologët.

Pothuajse nuk ka person që nuk ka përjetuar dhimbjen e pakëndshme të shkaktuar nga djegia.

Pajisjet elektrike, uji i valë, zjarri i hapur, acidi ose kripa shpesh sjellin deri te lëndimi i lëkurës.

Koha e riparimit varet nga sipërfaqja e përfshirë e lëkurës dhe thellësia e inditqë kemi djegur, por i gjendjes së përgjithshme shëndetësore.

Sipas mjekëve, më e rëndësishmja është ndihma e parë adekuate.Nëse djegia është shkaktuar me mjete kimike, ndihma do të vijë përmes përdorimit të ujit. Nëse është e shkaktuar nga acidi, atëherë duhet përdorur zgjidhje adekuate, e cila neutralizon ndikimin e shkaktarit kimik.

Nëse plaga është e lagësht, duhet mbuluar me gaz steril, derisa për plagët, të cilat janë të thara rekomandohet që të mos mbulohen.

Ka tri shkallë të djegies, e para e cila është karakterizuar nga skuqje, ënjtje, ndjesi djegieje dhe dhimbje. Faza e dytë është shfaqja e fshikëzës, ndërsa e treta, shkalla e rëndë përfaqëson zhdukjen e shtresave të lëkurës dhe indeve, si dhe çrregullimeve metabolike.Në rast të djegieve të rënda, pacienti duhet të pijë sasi të vogla të lëngjeve.

Nëse vuani nga dhimbje të forta, mund të ndihmojnë analgjetikët. Ndonjëherë ftohja i përshtatet lëkurës, pasi që ajo redukton ndjenjën e dhimbjes dhe djegies. Megjithatë, në vend të akullit në lëkurën e djegur duhet lagur me ujë të vakët.

Kremrat e pa verifikuara nuk duhet përdorur, pasi mund të shkaktojnë infeksione dhe komplikime. Më së miri është që të kërkohet ndihma e personit të kualifikuar, i cili do të zbatojë menjëherë masat e duhura.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme