Ata që kanë probleme me hemorroidet e dinë mirë besdinë, sikletin dhe dhimbjet që shkakton një problem i tillë. Mund të mos jetë aspak interesante si temë diskutimi, por duhet bërë, për të mësuar se ka disa mënyra që ndihmojnë t’i parandaloni dhe të shpëtoni prej tyre pa përjetuar dhimbjen, kruarjen apo hemoragjinë.
Konsumoni fibra
Hemorroidet kanë tendencën të shfaqen tek njerëzit që kanë parregullsi në kryerjen e nevojave personale. Një mënyrë fare e thjeshtë dhe efektive për të parandaluar një gjë të tillë është marrja e fibrave nga ushqime si fasulet, drithërat apo frutat si mollët, bananet etj.
Pini ujë
Edhe konsumimi i sasive të mëdha të ujit është një tjetër metodë për të pasur një rutinë të rregullt të kryerjes së nevojave personale. Pini 6-8 gota ujë në ditë.
Bëni stërvitje
Hemorroidet dhe ushtrimet fizike në fakt kanë një arrëdhënie dashuri-urrejtje duke qenë se stërvitja ndihmon në punën e rregullt të zorrëve ndërsa ngritja e peshave edhe mund t’i shkaktojë hemorroidet. Por një aktivitet i rregullt fizik shmang qëndrimin e gjatë ulur dhe ushtrimin e persionit në enët e gjakur pranë rektumit.
Bëni kujdes me shkarkuesit
Shkarkuesit ju ndohmojnë për sa kohë zgjidhni të duhurit. Shkarkuesit e duhur janë ata që punojnë me të gjithë trupin tuaj dhe jo ata që thjesht simulojnë apo stimulojnë aktivitetin normal fiziologjik.
Mos e shtyni nevojën e të shkuarit në tualet
Nese ndieni nevojën të kryeni nevojat personale, mos e shtyni. Kjo është një nga gjërat e domosdoshme që duhet të bëni për të shmangur hemorroidet.
Mos u sforconi
Shtrëngimet dhe ushtrimi i presionit në rektum është një nga shkaqet kryesore të hemorroideve.
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...