Nëse keni vështirësi në koncentrim, atëherë ju vetëm duhet të ndiqni këto këshilla.
Nëse e gjeni vetën në hall teksa përpiqeni të kryeni një punë, ose nuk mund të mësoni, atëherë aftësia juaj për koncentrim duhet të jetë dobësuar, shkruan “HealthLine”.
Koncentrimi është i ndërlidhur dhe i ndikuar nga disa faktorë, që ndër ta, kryesorët janë mosha dhe gjumi.
Shumë njerëz humbin koncentrimin sa më shumë që moshohen, mirëpo kjo gjithashtu është e ndërlidhur me dobësimin e kujtesës.
Këto janë disa këshilla që do iu ndihmojnë që të përmirësoni dhe forconi aftësinë tuaj për koncentrim.
Trajnoni trurin tuaj
Disa lojëra mund të ju ndihmojnë shumë me këtë si për shembull: gudoku, puzzle, shahu, lojërat e fjalëve, lojërat e kujtesës etj.
Përmirësoni gjumin
Mungesa e gjumit do të pengoj në koncentrim, mirëpo edhe gjumi i tepërt do ta bëjë trurin tuaj më dembel dhe do të keni më të vështirë koncentrimin.
Bëni kohë për ushtrime
Ushtrimet fizike kanë rezultuar të jenë shumë të dobishëm rreth përmirësimit të koncentrimit si shkak se janë relaksuese për mendjen, transmeton lajmi.net.
Kaloni kohë në natyrë
Nëse kaloni të paktën 15-20 minuta në natyrë, ju do ta keni shumë më të lehtë të koncentroheni sepse sipas studimeve natyra ka një impakt të fuqishëm në produktivitetin tonë.
Provoni meditimin
Një nga praktikat me më së shumti përfitime është meditimi. Do iu përmirësoi të gjithë sistemin tuaj si psikik edhe fizik.
Bëni pak pushim
Kur jeni duke u përpjekur pa ndalur që të mësoni ose të përfundoni një punë të caktuar, truri juaj do të lodhet prandaj është shumë e dobishme që të bëni një pushim të shkurtër dhe ti riktheheni punës, transmeton lajmi.net.
Dëgjoni muzikë
Muzika ka një efekt qetësues për mendjen. Nëse iu duket se muzika po iu pengon, atëherë përdorni tinguj të natyrës.
Përmirësoni dietën
Ushqime që e përmirësojnë koncentrimin janë: salmoni, vezët, spinaqi, boronicat. Gjithashtu konsumi i ujit ndikon në përmirësim të koncentrimit.
Pirja e kafesë
Nëse nuk e pini kafenë, atëherë edhe çaji i zi, çokollata e zezë ose pijet energjike do iu ndihmojnë.
“Kam trashëguar një skuadër të mirë nga Klopp”, Arne Slot re...
Vdekja misterioze e Tupac, hetuesja: P Diddy është i përfshi...
Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, këto janë pikat që do të ...
Taksistit në Prishtinë ia grabitin 100 euro nën kërcënimin e...
Policia ndalon dy persona në Zubin Potok, dyshohet se hynë i...
Gazeta spanjolle shkruan për Vlorën: Eksploroni perlën e fsh...