Lakra turshi ka aftësinë të mbushë organizmin me energji, të forcojë imunitetin dhe të mbrojë zemrën. Përtej shijes fantastike, vlerat e jashtëzakonshme të lakrës turshi ashtu si edhe të bardhës për shëndetin, janë arsyeja kryesore përse ato s’duhet të mungojnë asnjëherë në kuzhinën e çdo familjeje. Lakra e bardhë turshi është plot me vlera shëndetsore. Ajo përmban fibër, një sasi domethënëse të vitaminave C dhe K, si dhe pasuron sistemin imunitar me hekur.
Lakra turshi ka gjithashtu aftësinë të mbushë organizmin me energji. Megjithatë, ajo duhet konsumuar në sasi të kufizuara sepse përmban shumë kripë. Studimet, konfirmojnë se fermentimi i lakrës çon në prodhimin e një sasie të madhe probiotikësh të cilët furnizojnë bakteret e mira në stomak dhe parandalojnë rritjen e baktereve të këqija. Lakra e bardhë turshi mundet gjithashtu të forcojë sistemin imunitar, të sintetizojë vitaminat B dhe të luftojë diarenë që shkaktohet nga marrja e antibiotikëve. Megjithatë, nxehtësia shkatërron bakteret e mira, ndaj ju duhet të konsumoni lakër turshi të freskët.
Vlerat shëndetësore
Sasia e përshtatshme ditore e fibrës bazohet tërësisht nga nevoja për mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Fibra e tretshme tek lakra ndërlidhet me yndyrnat dhe kolesterolin dhe i përcjell ato jashtë organizmit. Kjo nënkupton se gjaku përthith më pak kolesterol. Një filxhan me lakër turshi përmban 35 përqind të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C dhe 23 përqind të vitaminës K. Vitamina C luan rolin e antioksidantëve ndërsa vitamina K ka ndikim në mpiksjen e gjakut, por të dyja janë thelbësore për kocka të forta. Lakra turshi ofron 12 përqind të dozës së rekomanduar ditore të hekurit. Burimet bimore të këtij minerali nuk garantojnë një përthithje efikase të tij, por vitamina C përmirëson përthithjen e hekurit në organizëm. Lakra turshi ka vitaminë C por edhe acid laktik që thellon përthithjen e hekurit.
Lakër turshi në kushtet e shtëpisë
Përbërësit
1 lakër e bardhë mesatare
1 litër ujë i zier dhe i ftohur
2 lugë gjelle me kripë
2 lugë gjelle me sheqer
2 lugë gjelle uthull
Gjysëm gote me vaj ulliri
2 gjethe dafine të thata
6 kokrra piperi të zi
3 thelpinj hudhër
Udhëzimet
AgroWeb.org ju udhëzon të hiqni gjethet me njolla ose të prishura në pjesën e jashtme të lakrës. Prijeni atë në gjashtë copa dhe hiqni pjesët e forta në brendësi të saj. Merrni një enë të madhe dhe vendosini copat e lakrës në të. Në një enë tjetër përgatisni lëngun e turshisë duke hedhur ujin e zier më herët, kripën, sheqerin, uthullën, vajin, gjethet e dafinës dhe kokrrat e piperit të zi. Përziejini mirë. Grijini thelpinjtë e hudhrës dhe shpërndajini në mënyrë të njtëtrajtshme mes gjetheve të lakrës. Hidhni sipër tyre lëngun e turshisë. Në sipërfaqe vendosni një pjatë të madhe që të mbani lakrën të zhytur në lëng. Mbi pjatë duhet të vendosni diçka të fortë e të rëndë që të sigurohet një presion i qëndrueshëm mbi copat e lakrës turshi për të paktën tre ditë. Enën e turshisë duhet ta ruani në temperaturë ambienti. Pasi lakra të jetë bërë mund t’a fusni në frigorifer dhe ta konsumoni sipas dëshirës. E njëjta recetë përdoret edhe për lakrën turshi./AgroWeb.
Sovraniteti në veri, Kurti: Janë zbuluar 12 depo armatimi, k...
“Qëndroj me krenari para jush”, Kurti në Kuvend përmend arri...
Bashota: Nuk e di nëse Kadri Veseli ka pasur ndonjë zëvendës...
Putin ka planifikuar një vizitë në Indi
Dhjetëra të vdekur nga përleshjet në një ndeshje futbolli në...
Begaj kujton Rugovën: Sot 80 vite më parë, Kosova lindi pres...