Përparësitë e shumta të vajit të kokosit prej kohësh nuk janë më sekrete, shumë shpejtë u shfaqën të gjitha informacionet që ishin vetëm lavdërime për këtë produkt dhe tani më gjendet në mesin e produkteve më të njohura të bukurisë.
Që nga ndriçimi i tenit të lëkurës, eliminimin e papastërtive dhe për përkujdesje të shkëlqyer, vaji i kokosit është bërë diçka që po përdoret në sasi të mëdha.
Por jo vetëm si pjesë e kujdesit, por edhe si pjesë e të ushqyerit. është bërë një nga ushqimet që nutricionistët e rekomandojnë si shumë të shëndetshme, për mbajtjen e ekuilibrit në trup, trajtimin e disa sëmundjeve, por mund të përdoret edhe si ushqim i cili ndikon në humbjen e peshës dhe ja kështu:
Ju rekomandojmë që nëqoftëse jeni duke mbajtur dietë, apo jani në proces të dobësimit, të hani nga një lugë të kafesë vaj kokosi.
Megjithatë, ajo përmban kalori, yndyra, dhe ju nuk duhet ta teproni për atë arsye është e paraparë masa e caktuar një lugë në ditë.
Përveç se ju jep ndjesinë e ngopjes, të tejkalosh një vakt ushqimor, të ndihmon edhe në procesin e metabolizmit dhe të tretjes.
Ju ndoshta keni dëgjuar që është mirë të pihet me ujë të nxehtë me ose pa limon, kur ju dëshironi të humbisni peshë.
Ajo që preferohet gjithashtu është që një lugë vaj kokosi e hedhur ne ujë të nxehtë ose çaj të pihet menjëherë pasi të zgjoheni nga gjumi sepse ju ndihmon që të përshpejtojë metabolizmin tua, dhe njëkohësisht dobësim më efikas.
Jeni apo nuk jeni në diet nutricionistët por edhe profesionistët e përgjithshëm rekomandojnë që mënyra klasike e përgatitjes së ushqimit me vajin e lulediellit ta zëvendësoni me vajra tjerë të shëndetshëm, atë mund ta arrini shumë mirë edhe me vajin e kokosit.
Deserte të ndryshme janë të përgaditura me të dhe përveç se ju jep shije shumë të mirë janë edhe mjaft të shëndetshme, ndërsa smooth-et do të jenë më efektive nëse në të keni hedhur edhe vaj kokosi.
Thelbi i vajit të kokosit kur përdoret në ushqime është se shkakton zvogëlim të oreksit dhe zgjatë ndjesinë e ngopjes.
Kjo është arsyeja pse të gjithë e rekomandojnë dhe e përdorin gjithnjë e më shumë që të humbasin peshë, por edhe nga ata që dëshirojnë të mbajnë peshën aktuale në një formë më të mirë.
Nëse ju tashmë përdorni një produkt të tillë për kujdesin e lëkurës, flokëve, pse të mos jetë ky një nga produktet e juaj të preferuar që do të ju çojë në pamjen e dëshiruar.
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...