Google ADS

Si të parandaloni shumimin e bakterit përgjegjës për të gjitha problemet me aparatin tretës

14:11 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

A keni dëgjuar ndonjëherë më parë për Helicobacter pylori (H. pylori)? Ky bakter gjendet në traktin e tretjes tek dy të tretat e popullsisë në botë. Ky është bakteri përgjegjës për shfaqjen e e ulcerës në stomat e në pjesën e sipërme të zorrës së hollë.

Kjo gjendje shëndetësore mund të shkaktojë gjakderdhje, infeksion, fryrje e në raste të rralla, kancer. Living do të listojë më poshtë të gjitha ushqimet që frenojnë shumimin e këtij bakteri dhe promovojnë rritjen e baktereve të mira.
1. Kosi. Sipas një studimi të vitit 2003, probiotikët e gjendur tek kosi dhe ushqimet e fermentuara si lakër turshi mund të ndihmojnë në luftën kundër H. pylori. Përfshini probiotikët në dietën tuaj të përditshme për të parandaluar që bakteret e rrezikshme të ndërhyjnë në funksionet e aparatit tretës.
2. Xhenxhefili është një antibakterial natyral që mund të ndihmojë në trajtimin e infeksionit shkaktuar nga H. pylori.
3. Piper i kuq është një tjetër erëz anti-bakteriale që lufton H. pylori. Substanca e njohur capsaicin, është ajo që “dezinfekton” florën intestinale duke e bërë të pamundur për bakterin H.pylori të shumohet.
4. Një tjetër zakon i shëndetshëm që ndikon të shëndetin e përgjithshëm të aparatit tretës është zëvendësimi i gjalpit me vaj ulluri.
5. Lëng boronicë. Ka prova shkencore që vërtetojnë se 250mg lëng boronicë në ditë mund të parandalojë H. pylori të shkaktojë të gjitha problemet e sipërpërmendura, kjo falë antioksidantëve të fuqishëm të këtij fruti.
6. Çaj jeshil. Flavonoidet në çajin e gjelbër kanë fuqinë të parandalojnë rritjen e H. pylori dhe mbrojnë qelizat e stomakut nga kanceri
8. Mëlçia. Rezulton se ngrënia e mëlçisë dhe ushqime të tjera të pasura me vitaminë A, si spinaqi, patate të ëmbla dhe karrota, mund të zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të ulçerës. Vitamina A ndihmon në prodhimin e mukusit në traktin gastrointestinal, duke parandaluar kështu zhvillimin e ulcerave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme