Ka shumë informacione për problemet e shkaktuara nga gurët në veshka, por disa prej tyre kanë rezultuar të pasakta.
Për shembull, kalciumi mendohej se shkaktonte këtë sëmundje, por ka ushqime që mund t’i përfshini në dietën tuaj të rregullt për të parandaluar këtë problem, transmeton portal arbresh.info
Megjithatë, një konsum i moderuar i kalciumit në fakt mund të parandalojë formimin e gurëve në veshka, prandaj ky mineral është një nga pesë ushqimet që ndihmojnë kur bëhet fjalë për këtë problem.
Por, gjithnjë duhet bërë kujdes me rritjen e rrezikut të zhvillimit të gurëve në veshka dhe një rol të rëndësishëm luan edhe ushqimi, prandaj sugjerohet që të konsumohet një dietë e shëndetshme e pasur me fruta dhe perime.
Lajmi i mirë është se ka shumë ushqime që mund t’i përfshini në dietën tuaj të rregullt për të reaguar në mënyrë parandaluese dhe për të parandaluar formimin e gurëve në veshka.
Përveç kalciumit të përmendur tashmë, është e nevojshme të pini shumë ujë, si dhe lëng limoni, dhe është vërtetuar se drithërat, por edhe perimet si lakra, lulelakra, dhe brokoli janë ushqime ideale në luftimin dhe në parandalimin e gurëve në veshka./arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë