Të gjithë e trajtojmë stresin ndryshe, disa kafshojnë thonjtë, ndërsa disa të tjerë nuk dinë se çfarë të bëjnë me veten e tyre dhe dëshirojnë ushqime të ndryshme si një paketë me patate të skuqura.
Të hash kur je nën gjendje stresi është një mekanizëm i zakonshëm sikurse kur luftojmë me presionin, por nuk është aspak një mënyrë e mirë për të larguar atë. Nutricionistët tregojnë se kjo mund t’i ndodhë çdokujt, por ata gjithashtu këshillojnë se si ta zvogëloni atë dëshirë. Nga ana tjetër, ekspertët theksojnë se nëse kjo sjellje nuk kontrollohet, mund të çojë në çrregullime të ngrënies dhe probleme serioze shëndetësore, transmeton portali arbresh.info
Rreziqet shëndetësore
Ata që hanë për shkak se janë të stresuar, mund të fitojnë shumë peshë. Stresi shkaktohet nga reagimi i hormonit kortizol, i cili ngre sheqerin në gjak dhe trupi dëshiron më shumë sheqer. Kjo është arsyeja pse shumë kërkojnë ushqime të ëmbla, ndërsa disa kërkojnë ushqime që janë përplot me karbohidrate. Konsumi i shpeshtë i këtij ushqimi çon në mbipeshë dhe e gjithë kjo mund të dërgojë drejt sëmundjeve të diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.
Bëni një shëtitje
Ecja është mënyra më e mirë për t’u qetësuar kur trupi kërkon ushqim. Në këtë mënyrë, endorfina fillon të prodhohet ashtu si të kishit ngrënë çokollatë të shijshme. Edhe një shëtitje 10 minutëshe mund të zvogëlojë urinë dhe të zvogëlojë stresin. Ekspertët rekomandojnë që të prisni një orë pas shëtitjes para se të filloni të hani diçka në mënyrë që të mos kthehet në ngrënie të tepërt.
Dëgjoni muzikë
Muzika është një tjetër mjet natyror i qetësimit. Përqendrimi në këngët relaksuese do ta largojë mendjen nga uria dhe dëshirat për ushqim. Dëgjoni muzikë që ju relakson dhe ju rrit gjendjen shpirtërore apo edhe muzikë të re në mënyrë që të mos mendoni për ushqimin. Kërkimet kanë treguar se muzika e Mozart dhe Strauss zvogëlojnë stresin, presionin e lartë të gjakut dhe rrahjet e zemrës, transmeton portali arbresh.info
Bëni pushim
Pse të mos dremitni në vend që të hani? Stresi gjatë ditës mund të çojë në ngrënie të tepërt në mbrëmje. Por një pushim i mirë gjatë natës mund të zvogëlojë stresin dhe të ulë dëshirën për të ngrënë gjatë natës. Njerëzit që pushojnë e kanë më të lehtë të përballen me problemet e papritura në punë dhe do ta kenë më të vështirë të ndiejnë stres të fortë dhe të tërhiqen nga ushqimi i pashëndetshëm. /arbresh.info/
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...
Incidenti në Kuvendin e Serbisë, Kamberi: Motoja “Duar...