Shumë nga ne gërhasim. Të paktën ne mendojmë se ndalojmë duke e bërë këtë veprim, pasi partneri na e prek jastëkun.
Në realitet, rreth 50 përqind e njerëzve gërhasin, më shumë burrat, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, ekzistojnë disa mënyra për të parandaluar këtë gjest që irriton njerëzit pranë jush.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të mbani një dietë të shëndetshmë dhe të ekuilibruar.
Sipas mjekëve në Britani të Madhe, një ndër arsyet kryesore që dërgon në procesin e gërrhatjes është mbipesha.
“Indet e dhjamit rreth qafës ndryshin rrugët e frymarrjes dhe parandalojnë ajrin që të rrjedhë dhe të dalë lirshëm”, thonë ata.
Për këdo që konsumon pije alkoolike, gërhitja mund të kthehet në problem, pasi alkooli konsiderohet si relaksues i muskujve, kur jeni në gjumë muskujt lirohen edhe më shumë.
“Alkooli dhe fjetja çojnë në relaksim të madh të muskujve dhe kjo mund të inkurajojë kurrizin tuaj të kollapsit përderisa ju merrni frymë, gjë që shkakton gërrhitje”, shtuan ata.
E njejta vlen edhe për ata që konsumojnë duhan, pasi pirja e duhani irriton fytin dhe hundën që mund të shkaktojë gërhitje, prandaj duhet konsideruar heqjen dorë nga ky ves.
Një tjetër mënyrë për të ndaluar gërrhirjen do të jetë ndryshimi i pozicionit të fjetjes. Nëse fleni në shpinë, ka gjasa të gërhitni më shumë, prandaj duhet të fleni në krah.
Sipas mjekut Daniel Slaughter, ekspert për sëmundjet e fytit, ka deklaruar se rolin kryesor gjatë gjumit e luan jastëku.
Ai sugjeron që të mbani jastëk të rehatshëm për kokën, në mënyrë që të mos përjetoni tharje të fytit dhe gërrhitje./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...