Parazitët e zorrëve, janë infeksione shumë të shpeshta, të cilat mund t’i ndodhin gjithkujt. Megjithatë, faktorë të caktuar shtojnë rrezikun, siç janë noti në ujë të ndotur, uji i pijshëm i pafiltruar dhe higjiena e keqe
Parazitët e zorrëve shërohen relativisht lehtë me ndihmën e barnave, mirëpo me shtimin e higjienës mund të pengohet përhapja e mëtutjeshme, transmeton Telegrafi.
Personat me parazitë të zorrëve mund të përjetojnë ndryshime të tretjes, duke përfshirë edhe humbjen e apetitit apo ushqimi mund t’u shkaktojnë krupën.
Nëse fjala është për numër të madh parazitësh, zorrët mund të jenë të bllokuara, gjë që mund të shkaktojë kapsllëkun. Gjithashtu mund të shfaqet edhe diarreja, me prani të gjakut.
Skraja e rritur mund të jenë të pranishme në jashtëqitje. Infeksioni me lëvriza mund të shkaktojë dhembje dhe ngërçe në zonën e barkut. Gjithashtu mund të shkaktojnë dhembje në muskuj dhe dobësim, kur parazitët lëvizin nëpër trup.
Personat me lëvrizë mund të kenë reaksione alergjike në lëkurë siç janë ënjtja, skuqja apo sukrepi, nëse larvat krijohen në lëkurë.
Infeksioni me skraja mund të shkaktojë të kruar përreth anusit, posaçërisht natën. Femrat e infektuara me skraja mund të kenë të kruar dhe dhembje në zonën e gjenitaleve dhe të traktit urinar, ndërkaq infeksionet e rënda mund të çojnë deri te inflamacioni i komblikut.
Të infektuarit me Ascaris mund të kenë vështirësi me frymëmarrje. Nëse paraziti sulmon mushkëritë, i sëmuri mund të ketë sulme të shpeshta të kollës. Mund të ndihet edhe dhembje te frymëmarrja e thellë dhe te frymëmarrja me rastin e aktiviteteve dhe stërvitjeve.
Fëmijët e vegjël të infektuar me Ascaris mund të kenë probleme me rritje dhe zhvillim. Të rriturit e infektuar me skraja, lëvrizë ose Ascaris gjithashtu mund të humbin peshë.
Parazitët e zorrëve mund të pengohen me pirje të ujit të filtruar, not në pishina ku hedhin klor, me kujdesin e higjienës, posaçërisht pas kontaktit me jashtëqitjen.
Infeksionet shërohen me ilaçe të përshkruara nga mjeku, posaçërisht është me rëndësi kujdesi për pastërtinë e peshqirëve, çarçafëve dhe rrobave me të cilat të infektuarit bien në kontakt.
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...