Mënyra e jetesës luan një rol të rëndësishëm në trajtimin e tensionit të lartë të gjakut. Nëse e kontrolloni me kujdes tensionin e gjakut nëpërmjet një stili jetese të shëndetshme, mund të mos keni nevojë për ilaçe, ose mund t’i përdorni ato më rrallë se më parë.
Zbuloni disa nga mënyrat për uljen e tensionit të gjakut pa pasur nevojë për medikamente.
1.Humbisni peshë dhe kontrolloni perimetrin e belit: Tensioni i gjakut shpesh rritet me peshën trupore. Të qenët mbipeshë shkakton gjithashtu probleme me frymëmarrjen ndërsa flini (apnea e gjumit), që më pas rrit tensionin e gjakut. Rënia në peshë është një nga mënyrat më efikase për kontrollin e tensionit të gjakut. Duke humbur vetëm 4.5 kilogramë mund të ulni në mënyrë të konsiderueshme tensionin. Përveç rënies në peshë, duhet të kontrolloni edhe belin. Pesha e madhe përreth belit ju rrezikon edhe më shumë nga tensioni i lartë i gjakut. Në përgjithësi m eshkujt janë më të rrezikuar nëse perimetri i belit është më i madh se 102 centimetra, kurse gratë janë më të rrezikuara nëse perimetri i belit është më i madh se 89 centimetra.
2.Ndiqni një dietë të shëndetshme: Një dietë e shëndetshme, e pasur në drithëra, fruta, perime dhe produkte të bulmetit të ulëta në yndyra, mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut me deri 14 mm Hg. Ky plan i të ngrënit njihet ndryshe si dieta DASH, për të parandaluar hipertensionin. Nuk është e lehtë që të ndryshosh mënyrat e të ngrënit, megjithatë me këto këshilla, mund të adoptoni një dietë të shëndetshme.
Mbani një ditar ushqimesh: Duke mbajtur shënime për gjithçka çfarë hani, edhe për vetëm një javë, do të mund të kuptoni nëse po ushqeheni shëndetshëm ose jo. Monitoroni çfarë hani, sa, kur dhe pse.
Rrisni nivelet e kaliumit: Kaliumi mund të minimizojë efektet negative të sodiumit në tensionin e gjakut. Burimi më i mirë i kaliumit është ushqimi, si frutat dhe perimet, në vend të suplementeve.
3.Kufizoni kripën: Edhe një ulje e vogël e sodiumit në dietë mund të ulë tensionin e gjakut me 2-8 mm Hg. Për të ulur sodiumin në dietë, duhet të:
Lexoni etiketat e ushqimeve – Nëse është e mundur, zgjidhni alternativa të ushqimeve dhe pijeve me pak sodium që blini normalisht.
Konsumoni më pak ushqime të përpunuara – Ushqimet natyrale përmbajnë një sasi shumë të vogël të sodiumit. Pjesa më e madhe shtohet gjatë përpunimit.
Mos shtoni kripë. Vetëm 1 lugë çaji kripë ka 2,300 mg Përdorni erëza ose bimë për t’u dhënë shije ushqimeve./Shendeti.com
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...