Google ADS

Si të largoni rrathët e zinjë poshtë syve me trajtime natyrore

00:19 | 8 Prill 2017
Trina Galanxhi

Nëse keni rrathë të zinjë poshtë syve, kjo është shenja e parë që do të thotë se sytë i keni të lodhur.

Shkaqet që ndikojnë në formimin e rrathëve të syve të zinjë janë stresi, mungesa e gjumit, por mund të shkaktohen edhe nëse qani për një kohë të gjatë, transmeton portali arbresh.info.

Lëkura rreth syve është e ndjeshme dhe enët e gjakut janë shumë të holla. Ndonjëherë edhe për shkak të bllokimit të lëngjeve të tepërta në lëkurë, formohen qeskat.

Por ja disa metoda se si mund të trajtoni ato:

  • Fleni me kokën më lartë, sepse në këtë mënyrë parandaloni grumbullimin e lëngjeve të tepërta.
  • Ndrroni shumë shpesh jastëkun ku fleni, sepse mbajta e tij për një kohë të gjatë mund të ju shkaktojë alergji.
  • Reduktoni kripën, sepse kripa mund të shkaktojë bllokim të enëve të gjakut.
  • Mënyra më e lehtë për të qarguar qeskat është pastrimi i shpeshtë i syve. Për shëndet të mirë, ju duhet të pini nga 8 deri në 10 gota ujë në ditë. Gjithashtu, për të parandaluar qeskat, duhet të rralloni edhe konsumimin e kafes.
  • Patatet gjithashtu ndihmojnë në largimin e qeskave. Ndani ato në feta dhe vendosni në sy. Lëreni ashtu për të paktën 20 minuta dhe më pas do të vëreni ndryshimin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme