A jeni ndjerë të lodhur, të fryrë ose nervozë gjatë muajve të fundit? Kur ju vijnë periodat, ndodh një humbje balance e hormoneve. Ndërsa pas ciklit ato përgjithësisht stabilizohen, stresi dhe ankthi mund t’i bëjnë ta humbasin balancën e rigjetur. Ja si ta kuptoni që duhet të konsultoheni me mjekun.
Jeni e lodhur
Lodhja është një nga simptomat më acaruese për një mjek, pasi mund të ketë shumë shkaqe. Nëse jeni e lodhur pas një jave me provime ose me punë me orar të zgjatur, atëherë jeni në rregull. Por nëse jeni vazhdimisht e lodhur, nëse vini re shtim në peshë dhe luhatje oreksi, mund të vuani nga një aktivitet i ulur i tiroideve. Lodhja i ndodh të gjithëve, por nëse juaja është jashtë logjike, atëherë kontrollojeni tek mjeku.
Ndryshime në lëkurë
Ju kanë dalë sërish puçrra. Ndërsa ato mund të jenë shkak i moslarjes së fytyrës para se të flini për disa net rresht, mund të tregojnë edhe diçka tjetër. Aktet te të rriturit tregojnë nivel të lartë të testosteroneve. Doktori do t’ju rekomandojë medikamentet për të rregulluar nivelet e hormoneve dhe për të pastruar fytyrën.
Rritja e flokëve
Po flasim për një rritje shumë të shpejtë. Nëse ju del mjekra për një muaj ose nëse shihni qime të errëta t’ju dalin në kraharor, krahë ose kurriz, mund të jetë shenjë e një tumori që sekreton testosteron. Por mos u shqetësoni. Tumoret janë të rrallë dhe mund të trajtohen lehtësisht.
Perioda të çuditshme
Njëlloj si lodhja, ndryshimet në ciklin menstrual kanë shumë faktorë si lodhja, nivele të ulta estrogjeni ose sindroma policistike e vezoreve.
Djersitje natën
Nëse djersini natën (në një dhomë të freskët) mund të jetë shenjë e niveleve të ulëta të estrogjenit dhe ovulim i rrallë, i quajtur ndryshe perimenopauzë. Ajo ndodh 10 vite para se të kaloni menopauzën. Nëse doni të dini a po kaloni një menopauzë të hershme (në moshën 40 vjeç), konsultohuni me mjekun.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare