Dehidratimi i trupit është një gjendje ku trupi juaj humbet më shumë ujë se sa merr.
Mungesa e ujit është një problem që mund t’ju kufizojë shumë edhe në jetesën e përditëshme.
Trupi juaj humb ujë sa herë që djersitni, qani apo çdo herë që shkoni në tualet.
Duke qënë se rreth 60% e tij përbëhet nga lëngjet, mbajtja në kontroll e kësaj sasie uji është shumë e rëndësishme për të kryer edhe proçeset më bazike.
Simptomat tek të rriturit
Kur trupi nuk furnizohet mjaftueshëm me ujë ju do të përjetoni dhimbje koke, lodhje dhe vështirësi në fokusim.
Trupi juaj ju lëshon sinjale të herë pas hershme për t’ju kujtuar nevojën për ujë.
Kur jeni të etur dhe ndjeni fytin e thatë është pikërisht fillesa e dehidratimit të trupit.
Nuk do të shkoni shpesh në tualet, mund ta ndjeni të nevojshme të shkoni më pak se 3 herë në ditë.
Nëse ndiheni të lodhur dhe të rënduar në stomak atëhere po vuani nga mungesa e ujit.
Tek personat më të moshuar ndjesia e etjes mund të mos shfaqet për kohë të gjata ndaj pirja e ujit duhet të kthehet në zakon.
Simptomat tek fëmijët
Fëmijët dhe bebet nuk mund të tregojnë gjithnjë se çfarë po ndodh me trupin e tyre prandaj dallimi i simptomave është shumë i rëndësishëm.
Kontrolloni herë pas here nëse fëmija juaj ka gjuhë të thatë dhe kontrolloni gjithnjë pelenat.
Shikoni çdo tre orë për këto shenja, gjithashtu nëse fëmija juaj merr frymë shpejt dhe ka një puls të shpejtë me shumë siguri është i dehidratuar.
Nëse fëmija ka mungesë të ujit në trup kjo do të vihet re edhe tek lotët.
Nëse kur qan nuk dalin lotë atëhere sigurohuni ti jepni më shumë ujë.
Sa gota ujë duhet të pini?
Nuk ka një të dhënë shkencore të saktë se sa gota ujë një person duhet të konsumojë në një ditë.
Gjithsesi ju mund ta zgjidhni fare thjeshtë duke marrë parasysh aktivitetin tuaj të përditëshëm.
Sa më aktive të jeni aq më shumë ujë duhet të konsumoni.
Mëgjithëse trupat më të mëdhenj do të dehidratohen më vonë se më të vegjlit e rëndësishme është për këdo të konsumojë sa më shumë ujë.
Kujdesuni që për një trup mesatar të konsumoni mbi 6-8 gota ujë në ditë.
Ndërsa në kohët me temperaturë të lartë shtojeni pak sasinë e ujit.
Sigurohuni të dëgjoni trupin tuaj duke mos e tepruar me sasinë e ujit.
Ndjesia e ngopjes dhe e marrjes frymë lirisht është një shenjë se mund të ndaloni së konsumuari ujë.
Si të qëndroni të hidratuar
Nëse jeni nga ata persona që nuk kujtoheni kurrë të pini ujë AgroWeb.org ju tregon disa metoda të thjeshta se si të konsumoni ujë gjatë gjithë ditës.
Zëvëndësoni çdo pije që konsumoni gjatë ditës me ujin.
Sigurohuni të pini të paktën një gotë ujë në mes të cdo vakti.
Mund të kujdeseni të mbani një shishe ujë me vete gjatë gjithë ditës.
Kjo do t’ju ndihmojë të qëndroni më të hidratuar.
Nëse keni uri edhe pak vakteve, konsumoni një gotë ujë.
Kjo metodë do t’ju largojë etjen dhe urinë./agroweb/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...