Aktiviteti fizik dhe konsumi i acideve yndyrore omega-3 përbëjnë shtyllat e strategjisë për mirëmbajtjen e shëndetit të enëve të gjakut.
Sipas ekspertëve, shëndeti i enëve të gjakut është thelbësor për mbrojtjen e të gjithë sistemit kardiovaskular, jo vetëm nga kolesteroli por edhe toksinat.
Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë dhe ushqimet e këqija dhe jo të shëndetshme janë dy nga faktorët që nxisin përkeqësimin e shëndetit të enëve të gjakut. Më poshtë do të lexoni rekomandimet më të mira nga AgroWeb.org për shëndetin e enëve të gjakut.
Më shumë acide yndyrore
Acidet yndyrore omega-3 janë shumë të rëndësishme për pastrimin e enëve të gjakut nga kolesteroli i keq. Konsumi i rregullt i tyre ul rrezikun e arterosklerozës, tensionit të lartë dhe atakut në zemër. Këto acide yndyrore i gjeni tek: vaji i peshkut, arrorët, farat, avokado dhe vaji i ullirit.
Aktiviteti fizik
Aktiviteti i rregullt fizik i bën mirë të gjithë trupit dhe në veçanti enëve të gjakut. Një trup aktiv nënkupton një qarkullim më të mirë gjaku dhe një sistem kardiovaskular të shëndetshëm. Sipas të dhënave, mjaftojnë 30 minuta në ditë aktivitet fizik që të ulet rreziku i atakut në zemër.
Ushqyerja e shëndetshme
Ushqyerja e shëndetshme me fruta, perime dhe drithëra mundëson rënien nga pesha dhe ul nivelet e kolesterolit. Për më tepër, heqja dorë ose kufizimi i sheqerit dhe kripës ruan shëndetin e enëve të gjakut në një periudhë afatgjatë.
Kujdes me stresin
Stresi nxit disa reagime në organizëm që përshpejtojnë rritjen e tensionit të gjakut dhe pengojnë qarkullimin e tij. Ekspertët rekomandojnë qetësimin dhe frymëmarrjen e kontrolluar për mbajtjen nën fre të stresit.
Larg ushqimeve me kolesterol
Kolesteroli i tepërt ka një ndikim të fortë në shumë sëmundje të zemrës. Ekspertët thonë se njerëzit duhet të shmangin konsumin e mishit të kuq, salçiceve, sallamit, proshutës, gjalpit dhe produkteve të përpunuara. Një tjetër hap i rëndësishëm është heqja dorë nga duhani dhe kufizimi i alkolit.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...