Google ADS

Si të jeni sa më aktive këtë pranverë

09:45 | 18 Mars 2017
Arbresh.info

Papritur mëngjeset janë më të lehta dhe mbrëmjet më të ndritshme, që do të thotë dy gjëra – se pranvera është në prag. Ja disa keshilla per kete stine.

Papritur mëngjeset janë më të lehta dhe mbrëmjet më të ndritshme, që do të thotë dy gjëra – se pranvera është në prag dhe se vendimet e vitit të ri kanë ikur me gjasë larg. Nëse po i qëndroni akoma besnik divaneve tuaja apo u keni dhënë shkelmin që nga 2 janari, një sezon i ri është kohë për një qasje të re dhe të përpiqemi të shpenzojmë më pak kohë në divan tani që koha e acarit, me shpresë, ka ikur. Nëse dëshirojmë të qëndrojmë larg televizorit, kemi nevojë për disa alternativa joshëse – këtu janë nëntë mënyra të Vogue për të hyrë në pranverë këtë vit.

Dilni jashtë

Pa marrë parasysh motin, një ditë udhëtim është mënyrë e bukur për të kaluar një ditë pranvere. Bie shi apo shkëlqen dielli, kjo nuk duhet të ketë rëndënd

Organizohuni

Ky është sezoni i rregullimit (i ashtuquajtur pastrim pranverorë me arsye, në fund të fundit). Zgjedhni pjesën më të ngarkuar të shtëpisë dhe luani një lojë që ne na pëlqen ta quajmë Mbani, Shportë apo Dyqan Bamirësie. Rregullat janë vetë-shpjeguese (sepse ju duhet të vendosni në afat të shkurtër kohor për ta bërë çdo zgjedhje të qartë) qëllimi është të hudhet – mbahet – e vjetër / e paveshur / papërdorur.

Relaksohuni

Harroni mendimin se jeni shumë të zënë për t’u çlodhur dhe planifikoni një kohë shumë më të nevojshme. Yoga ofron jo vetëm një stërvitje intensive fizike por edhe teknika të qetësimit të trurit.

Informohuni

Mirë, nëse nuk mundeni të shmangeni nga divani (kjo në fakt mund të jetë një mundësi për të qëndruar në të), por ai sigurisht nuk ju zgjëron horizontet – vizitoni një nga libraritë më të mira të për të zgjedhur një libër të ri për sezonin e ardhshëm, ose merrni një podcast të preferuar dhe përdoreni si motivim duke kyçur kufjet dhe veshni këpucët tuaja të ecjes.

Bëhuni aktiv

Shmangni regjimin e vjetër të stërvitjes, është koha për një tronditje pranverore. Provoni palestër të boksit – teknikat e kombinuar të boksit, janë mjaft interesante.

Largohuni

Po luftoni për të pritur deri në verë për një largim? Ofroni vetes një pushim spontan. Nëse dëshironi super-pushim të shkurtër, keni mjaft vende favorite për një pushim të fundjavës.

Kulturohuni

Jeni mërzitur me plane të njëjta të vjetra të fundjavës? Provoni diçka të re këtë pranverë. Qoftë një ekspozitë, apo të shikoni një shfaqje, në kalendarin e teatrit, kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë për ta zgjëruar horizontin tuaj kulturor.

Përkëledhuni

Diçka që do të ju nxjerrë nga shtëpia, është premtimi i një përkëdhelje – qoftë një rregullim flokësh, po largohet nga ju me një pranverë në prag dhe një kalim në rregullimin perfekt të flokëve. Apo një trajtim gjithpërfshirës në spa – banjë termale (duke i shtuar pak gjallëri dhe ndriçim të plotë trupit).

Bëhuni kreativ

Pse nuk shpalosni një talent të ri për verë? Hobi të rregullta kreative, të tilla si qeramika, janë një mënyrë e mirë për t’u marrë me aktivitete krijuese dhe të bëni diçka të veçantë për shtëpinë tuaj. Bëhuni aventureske dhe zgjedhni diçka të ngrohtë, si sixhade – punime qëndisjeje, punime me grep./femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme