Si të humbisni ca kilogramë shpejt dhe të qëndroni në formë?

23:58 | 23 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Kjo është tema më e përhapur në bisedat mes femrave, në të gjithë botën. Po, është shumë, shumë i drejtë si shqetësim.

Ne të gjithë e dimë se ka miliona dieta në planet, por edhe metoda për humbje peshe online. Të gjitha premtojnë se mund të humbisni peshë vetëm në 1 javë, apo vetëm me dy përbërës, etj, etj. Por, ju duhet të dini se me këto plane, peshën që e humbisni shpejt e rifitoni po aq shpejt.

Ju mund të humbisni kilogramë, duke ngrënë ushqim të shëndetshëm, duke bërë aktivitet fizik çdo ditë dhe gjëja më e rëndësishme është të pini këtë pije të mahnitshme, që njihet dhe përdoret nga shumë gra në botë.

Ju do t’ju duhen përbërësit e mëposhtme:

8 gota ujë (200 ml secila)
1 lugë gjelle rrënjë xhenxhefili të grirë, ose pluhur
1 kastravec të mesëm, të qëruar dhe të prerë në feta
1 limon të mesëm të prerë në feta
12 gjethe mente të freskëta dhe 1 lugë gjelle me mente të thatë

Udhëzimi:

Vetëm përzieni të gjithë përbërësit në një tas të madh, lërini ato gjatë natës dhe është më mirë nëse ju i mbani në frigorifer, shkruan Shije. Konsumoni 4 – 5 gota gjatë gjithë ditës. Ju mund të filloni duke pirë 1 gotë në mëngjes, para se të hani vaktin e mëngjesit, për rezultate më të mira dhe të menjëhershme.

Ju do të ndjeni sikur keni humbur 1 kilogram që pas dy orësh. Dietologët thonë se nga konsumi i rregullt i kësaj pijeje dhe aktiviteti fizik i moderuar, yndyra në belin tuaj do të reduktohet dhe do të keni një bark të sheshtë.

Njerëzit të cilët e kanë konsumuar këtë pije rregullisht thonë se rezultatet e arritura janë më se fantastike. Konsumojeni këtë pije për 4 ditë dhe pastaj bëni 1 javë pushim! Ju duhet gjithashtu të jenë aktivë fizikisht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme