Është plot me vitamina dhe minerale, por kujdesuni për dy gjëra
Molla e famshme japoneze kaki është shumë e shëndetshme, por duhet të kujdeseni për dy gjëra kur e hani.
Njerëzit në Azi e kanë konsumuar atë për më shumë se 2000 vjet, dhe duket si një domate.
Molla kaki është e pasur me vitamina A dhe C, dhe gjithashtu përmban minerale si hekur, kalcium dhe kalium. Është një burim i mirë i fibrave dhe antioksidantëve dhe mund të ndihmojë në forcimin e imunitetit tuaj. Përafërsisht 100 gramë e këtij fruti përmban rreth 70 kalori, transmeton Telegrafi.
Mund ta hani të freskët, të tharë ose të gatuar. Nëse e konsumoni të gjithë frutin, do të ishte e këshillueshme që të qëroni lëkurën para se të hani, sepse përmban sasi më të madhe theanine. Ky përbërës mund të ngadalësojë përthithjen e elementëve të tjerë të dobishëm.
Një tjetër gjë e rëndësishme – mos e konsumoni mollën japoneze me stomakun bosh pasi mund të rrisë rrezikun e diarresë. Do të ishte më mirë t’i hani ato pas një vakti.
Një ide e mirë është të hiqni lëkurën e frutit, ta copëtoni dhe ta vendosni në kos ose kos grek. Këtë frut mund ta përdorni edhe si shtesë në shijet e tjera.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...