Google ADS

Si të gjesh paqen e brendshme në këtë jetë të rrëmujshme: Këshilla për ta shndërruar 2018-n në një vit të mbarë

08:13 | 1 Janar 2018
Arbresh.info

Që nga gjetja e paqes me gjërat që nuk ju bëjnë të ndiheni mirë, deri te spontaniteti dhe shërimi i stresit, ka shumë gjëra që do t’ju ndihmojnë ta shijoni vitin e ardhshëm.

Çfarë do t’ju sjellë viti 2018? Do të filloni me shumë premtime dhe asgjë nuk do të ndryshojë apo do të jetë një vit ku ju ndiheni rehat me veten, i qëndroni pranë familjes pavarësisht sfidave?

Maksimalizoni potencialin tuaj me këto këshilla. Me pak investim te vetja, do të përgatisni ambientin për vitin më të mbarë tuajin.

Gjeni paqe

Përshtatuni me ato që ju bëjnë të mos ndiheni rehat. Jo vetëm që gjërat të cilat nuk ju bëjnë të ndiheni mirë sjellin stres në jetën tuaj, por ato ngelen në mendjen tuaj për shumë gjatë. Është normale të doni t’i hiqni ato qafe sa më shpejt, por duke luftuar ashpër me ato që janë më të mëdha se ju, mund të shkaktoni probleme më të mëdha. Në vend që të kërkoni për mënyra si të shmangni dhimbjen, mësoni si të jetoni dhe të gjeni paqe me ato që nuk ju pëlqejnë.

Mos kërkoni kontroll

Ne jemi të fiksuar pas kontrollit. Planifikojmë, organizojmë, udhëzojmë dhe në fund, ka shumë gjëra në botë që nuk janë në kontrollin tonë. Pranojeni këtë fakt, ndonëse është e vështirë. Në vend që të bëheni të fiksuar pas kontrollit të gjithçkaje, merrni frymë thellë dhe përqendrohuni tek ato gjëra që mund të kontrolloni: reagimet tuaja.

Mjaft pritët që dikush t’ju shpëtojë

Mos e ndaloni çdo veprimtari të jetës suaj duke pritur që dikush t’ju shpëtojë. Pavarësisht dëshirës për të pasur dikë që ju shtyn drejt një ndryshimi apo një mentori që ju udhëzon, realiteti është se ndonjëherë disa kanë të tillë njerëz në jetë, ndërsa të tjerë duhet të mbështeten te vetja për të zgjidhur gjërat.

Mos u ankoni, jini mirënjohës

Nuk do të thotë se nuk mund të shprehni zhgënjimin tuaj, apo se do të përmbaheni gjatë gjithë kohës, por duhet të kini parasysh se ankesat nuk ju çojnë askund, vetëm sa e errësojnë pamjen tuaj. Përpiquni të shihni gjërat pozitive që ju rrethojnë dhe shumë shpejt, jeta do t’ju duket më e mbushur dhe me shumë gjëra për të qenë mirënjohës.

Kërkoni ndihmën e nevojshme

Nëse çdo vit i ri, ju gjen duke u betuar të ndaloni së konsumuari alkool dhe drogë, ose ndonjë ves tjetër tuajin, bëjeni 2018-n vitin kur do të kërkoni ndihmë profesionale për të hequr dorë. Mjaft me idenë se mund t’i bëni gjërat vetëm. Duke marrë mbështetjen e të tjerëve, do të kuptoni se gjërat mund të bëhen shumë më të lehta kur barra ndahet.

Mos krahasoni

Krahasimi është një tundim i ëmbël, por e vërteta është se nuk ju sjell asnjë të mirë. Rezistoni tundimit dhe kuptoni se çdo njeri ka jetën e tij dhe se mbi të gjitha, ato që shihni në rrjetet sociale, nuk janë të vërteta. Përqendrohuni te gjërat që kanë shumë rëndësi për ju, që është jeta juaj. Siç ka thënë dhe Rusvelt, “krahasimi është hajdut i gëzimit”.

Përqafoni potencialin tuaj për ndryshim

Truri është vazhdimisht në ndryshim, në përgjigje të mësimit që merrni çdo ditë dhe të mjedisit ku jetoni. Mos e mendoni veten aq të pandryshueshëm, por përqafoni potencialin tuaj për të ndryshuar sipas modelit që dëshironi dhe që ju sjell më së shumti dobi. Kjo do të thotë se ne mund ta stërvitim trurin për të krijuar ato karakteristika që na pëlqejnë.

Hiqni dorë nga cinizmi

Mund të mendoni se cinizmi ju mbron, por në fakt mund t’ju lëndojë. Për shkak se cinizmi ju shkatërron besimin te të tjerët, njëkohësisht mund të pakësojë mundësitë tuaja për të fituar pushtet. Cinizmi gjithashtu lidhet me rreziqet e shëndetit si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe vdekja më e hershme.

Mos qëndroni stoik

Lejojeni veten të jeni të dobët ndonjëherë. Duhet kurajë për të zhveshur mbrojtjen dhe për të qenë të hapur për gjykim ndaj të tjerëve. Por duhet të kuptoni se ajo që fitoni në kthim është paqja dhe kënaqësia e të diturit se pavarësisht çfarë ndodh, ju do ta provoni t’u dilni për zot dobësive tuaja.

Kushtojini rëndësi stresit tuaj

Nuk mund të shmangni gjithçka që ju streson, por mund të mësoni ta minimizoni dhe të përballeni me të. Kjo është një gjë shumë thelbësore për ju, ndaj duhet t’i gjeni një zgjidhje. Nëse nuk menaxhohet, stresi rrit sëmundjet tuaja dhe e bën shëndetin mendor dhe fizik më të prekshëm nga problemet. Praktikoni teknika të pakësimit të stresit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme