Si të eliminoni pikat e zeza me pastë dhe sodë buke? (VIDEO)

17:01 | 14 Shtator 2017
Arbresh.info

Edhe pse shumë prej jush nuk duan ta pranojnë, pasqyra nuk ju gënjen dot: pikat e zeza gjenden kudo në fytyrën tuaj, në ballë, në hundë, në mjekër e mbi buzë, dhe duket sikur çdo gjë që bëni është e kotë pasi nuk zhduken kurrë plotësisht.

Trajtimi me avull mund të jetë një zgjidhje provizore, por kur mendoni që gjatë tij shumë estetistë zgjedhin të shtypin me duar pikat e zeza ndoshta duhet ta mendoni edhe një herë të dytë këtë ide.

Para së gjithash duhet të dini përse krijohen ato: pikat e zeza shfaqen në fytyrë kur qelizat e vdekura të lëkurës dhe sebumi i akumuluar në poret e saj, bashkëveprojnë me oksigjenin në ajër duke formuar kështu disa pika karakteristike me ngjyrë të errët, shkruan Living.

Në artikullin e mëposhtëm do të gjeni një mënyrë shumë interesante dhe efektive, si dhe pa kurrfarë kostoje që ndihmon në heqjen e tyre.

Përbërësit që ju duhen janë: ujë i filtruar, një peshqir sodë buke, pastë dhëmbësh dhe një furçë e vjetër dhëmbësh me qime të butë.

Fillimisht vendosni peshqirin e lagur me ujë të ngrohtë në zonat ku keni më shumë pika të zeza, pasi ky proces ndihmon në hapjen e poreve të lëkurës.

Më pas formoni një pastë homogjene me ujin e filtruar, sodën e bukës dhe pastën e dhëmbëve.

Aplikojeni me mollëzat e gishtave në zonat ku keni probleme dhe më pas me furçën e dhëmbëve fërkoni zonën butësisht.

Pasi e keni fërkuar zonën për 2 minuta lëreni dhe më 2 minuta të tjera në qetësi dhe fshini lëkurën me peshqir të lagur me ujë të ftohtë që të mbyllen poret më lehtësisht.

Lëkura do të jetë e pastër që në aplikimin e parë.

Për më tepër ndiqni videon:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme