Autizmi është një spektrum i çregullimeve me simptoma të ndryshme.
Ai shfaqet në infancë dhe fëmijëri të hershme duke shkaktuar vonesa në zona bazike të zhvillimit si të mësuarit të ecë, luajë apo ndërverprojë me të tjerë, njofton Klan Kosova.
Megjithatë shenjat dhe simptomat e autizmit variojnë po ashtu dhe efektet.
Disa fëmijë me autizëm kanë çregullime mesatare , ndërkohë të tjerë probleme më të mëdha për të kaluar.
Por, çdo fëmijë në spektrin autik ka problem, në këto tre fusha:
Komunikimi verbal dhe jo verbal
Ndërveprimi me të tjerë dhe botën jashtë
Mendimi dhe sjellja fleksibël
Ka mendime të ndryshme mes doktorëve, prindërve dhe ekspertëve mbi shkaqet dhe trajtimin e autizmit por është një fakt për të cilën të gjithë bien dakord: trajtimi i hershëm ndihmon.
Për fëmijët të riskuar dhe fëmijë që tregojnë shënja të hershme kjo përbën ndryshimin e madh.
Si mund t’i dallojnë prindërit shenjat e para:
Monitoro zhvillimin e fëmijës tënd.
Vepro nëse je e shqetësuar.
Mos prano një qasje ‘’prit të shohim’’.
Besoji gjithnjë instiktit.
Disa foshnje autike nuk duan të përqafohen, nuk ngrenë duart për tu marrë në krahë, nuk shohin nënën kur pinë qumësht.
Shënja të hershme
Foshnja apo bebi juaj nuk:
Ju sheh në sy kur ushqehet apo buzëqësh kur ju i buzeqeshni
Përgjigjet kur e thërret në emër, apo ndaj një zëri të njohur
I ndjek objektet vizualisht apo ndjek gjestet kur po tregoni diçka
Tregojë me shënjë apo të bëj gjestin mirupafshim, apo gjeste të tjera
Bën zhurm për vemendje
Inicioni apo përgjigjet ndaj përqafimit, nuk ngre duart për tu marrë në krah
Imiton lëvizjet apo shprehjet e tua të fytyrës
Ndërvepron apo tregon interes
Tregon interes kur ju vriteni apo tregoni shqetësim
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj